Lajmet

Një vështrim nga afër i kamerës së smartfonit Nokia Lumia 920

Nov 29 2012
0 Shpërndarje
Një vështrim nga afër i kamerës së smartfonit Nokia Lumia 920

S’ka dyshim se Nokia Lumia ka një nga kamerat më të mira të smartfonëve. Ajo është 8.7 megapixel dhe mban etiketën e Nokia PureView, emër të cilin Nokia e prezantoi për herë të parë me Nokia 808 PureView handset 41 megapixel në fillim të vitit.

Kamerat PureView përdorin sensorët BSI (backside illuminated) në vend të atyre FSI (front-side illumiated) që përdoren në smartfonët e vjetër. Ndryshimi mes të dyve qëndron në faktin se si arrin drita tek zona fotosensitive e sensorit.

Me teknologjinë BSI, drita nuk reflektohet në të njëjtën mënyrë si tek një sensor FSI, pasi tek i pari lejohet të hyjë më tepër sasi drite dhe fotot ngjajnë dukshëm më mirë në vende me pak ndriçim.

Ndërsa shumë nga smartfonët e sotëm përdorin sensorin BSI për performancë më të mirë në vendet me pak ndriçim, Lumia 920 ka edhe një hapësirë fikse f/2.0 në kamerat e saj PureView.

Kjo hapësirë, më e madhe krahasuar me smartfonët e tjerë, lejon po ashtu më tepër dritë në vende me ndriçim të ulët.

Kamera përfshin po ashtu një imazh optik stabilizues, i cili kompenson lëvizjet e zakonshme të dorës si dhe eliminon dridhjen e kamerës gjatë videove apo fotove.

Stabilizimi i imazheve optike ndihmon në përmirësimin e cilësisë së fotove edhe në vende me ndriçim të ulët, po ashtu edhe kur jeni duke bërë foto me një dorë dhe ju duhet qëndrueshmëri.

Së bashku me Windows Phone 8, Nokia po e çon teknologjinë e saj PureView një hap më lart.

Gjatë bashkëpunimit me Microsoft, në Windows Phone 8 vjen një algoritëm i ri që redukton zhurmën vizuale dhe përmirëson performancën e kamerës në vende me ndriçim të ulët, duke mbajtur në të njëjtën kohë, një pamje natyrale të fotove. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>