Harduer

Një vështrim shkurtër i smartfonit buxhetor Motorola Moto E 2015

Mar 14 2015
0 Shpërndarje
Një vështrim shkurtër i smartfonit buxhetor Motorola Moto E 2015

Motorola-Moto-E-2015-hands-on

Motorola Moto E është një telefon fantastik edhe pse renditet ndër smartfonët buxhetorë. Moto E kushton 149 dollar, 20 dollar më shumë se paraardhësi i tij. Këtë herë Motorola ka vendor në smartfon teknologjinë LTE, një bateri me kapacitet më të lartë dhe një ekran me përmasa më të mëdha. Moto E është një telefon për tu përgëzuar falë performancës që ofron. Diçka e cila nuk gjendet rëndom në smartfonat buxhetor.

Moto E ka një dizajn të bukur dhe është i rehatshëm për tu mbajtur në dorë falë ekranit 4.5 inç duke e bërë të përdorshme dhe me një dorë të vetme. Zotëron linja elegante, një peshë të balancuar dhe disa detaje që e bëjnë atë të duket më bukur, si përshembull logoja e Motorolës në pjesën e pasme. Por nëse nuk ju pëlqen pamja e tij, mund ta ndryshoni atë duke ndërruar kornizën anësore e cila sipas preferencave mund të jetë në ngjyra të ndryshme.

new-moto-e-lte-9949.0.0

Fatmirësisht dhe softueri është po aq i pastër sa dhe pamja e këtij telefoni. Moto E përdor versionin stok të sistemit operativ Android 5.0 Lollipop. Realisht të jep ndjesinë e një smartfoni origjinal Android me përjashtim të disa aplikacioneve të instaluara nga vet Motorola. Një nga karakteristikat më interesantë të këtij telefoni është funksionaliteti Quick Capture, me anë të të cilës ju mund të aksesoni aplikacionin Camera duke hapur dhe mbyllur dorën. Fatkeqësisht nuk ju rekomandojmë të fotografoni me kamerën e Moto E pasi ajo lë për të dëshiruar. Kjo është një nga disavantazhet e këtij telefoni. Sigurisht që nuk mund të presim shumë nga kamera e një smartfoni me një çmim të tillë por kamerat e tjera të telefonëve të ngjashme janë të një niveli shumë më të lartë. Në ditët e sotme kamera është një komponent kyç për një telefon sidomos për ata përdorues që janë të dhënë ndaj rrjeteve sociale ku shpërndahen foto. Nuk ju sugjerojmë të shpërndani në këto rrjete sociale një foto apo video të shkrepur nga kamera e Moto E.

Motorola-Moto-E-2015-hands-on1

Miqtë tuaj mund t’ju qeshin për faktin që ju mbani një telefon të tillë por nuk është domosdoshmërisht e nevojshme të harxhoni shuma të mëdha parash për të patur një smartfon të fundit. Ky është një privilegj që jo të gjithë mund ta kenë. Moto E është një smartfon interesant që përmbush të gjithë nevojat bazike të një përdoruesi. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>