Lajmet

Një vëzhgim teknik i Windows Server 10 është pranë lançimit për publikun

Mar 2 2015
0 Shpërndarje
Një vëzhgim teknik i Windows Server 10 është pranë lançimit për publikun

Screenshot_windows_10Microsoft akoma nuk ka sjellur një ndërtim të Windows Server 10 për pjesëtarët e programit Windows Insider, duke qenë se kompania është duke punuar në të tjera produkte. Por, kjo nuk ka penguar një informacion dhe një foto e ndërtimit 9926 të vëzhgimit teknik të Windows Server 10 të shfaqet online.

Nuk dihet shumë rreth kësa fotoje dhe informacioni. Duke qenë se akoma nuk është një ndërtim i disponueshëm për publikun do të thotë se akoma nuk është aq stabil ose mund të mungojnë disa funksionalitete kyçe.

Vëzhgimi Teknik i Windows 10 për përdoruesit me ndërtimin 9926 ka qenë i disponueshëm që pas eventit të 21 Janarit të Microsoft. Ky sistem operativ premton të jetë çdo gjë që Windows nuk mundi. Më pas u publikua edhe Vëzhgimi Teknik i Windows 10 për telefonët. Po të ecim sipas kësaj linje i bie që radhën e ka Windows Server 10. Ju këshillojmë të prisni deri në një njoftim zyrtar nga kompania për disponueshmërinë e sistemit operativ. Ne do ju përditësojmë me të dhënat më të fundit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>