Harduer

Një video hedh dritë mbi dizajnin e iPhone 8-ës

Jun 29 2017
0 Shpërndarje
Një video e publikuar nga Tiger Mobiles dhe Onleaks në Youtube tregon një iPhone 8 në detaje dhe cilësi videoje HD. Një video hedh dritë mbi dizajnin e iPhone 8-ës

Me video e imazhe të iPhone 8 publikuar vazhdimisht në javët e fundit, sot mund të kemi pamjem më të qartë të telefonit më të mirë të Apple.

Një video e publikuar nga Tiger Mobiles dhe Onleaks në Youtube tregon një iPhone 8 në detaje dhe cilësi videoje HD.

Ajo na tregon një iPhone 8 pothuajse pa skaje fare, në pjesë të pasme prej xhami dhe një kamër të pasme të dyfishtë në konfigurim vertikal.

Videoja paraqet edhe dimensionet e telefoni prej 143.50 x 71.03 x 7.46 mm. iPhone 7 ka dimensione 138.3 x 67.1 x 7.1 mm, ndërsa iPhone 7 Plus 158.2 x 77.9 x 7.3 mm.

Ndërsa i afrohemi çdo ditë datës së debutimit, më shumë informacione, foto dhe video pritet të publikohen lidhur me pamjen dhe harduerin e iPhone 8-ës. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon.

Lajmet e fundit>