Vëzhgim

Një video lëshues me dizajn të ri për YouTube

Jun 23 2011
0 Shpërndarje
Një video lëshues me dizajn të ri për YouTube

Sidoqoftë, një fushë në të cilën nuk ka bërë përparim është dukja pamore. Google ka ndërruar disa herë video lëshuesin në të kaluarën, duke shtuar mundësinë për HD dhe ka ofruar një opsion për t’i vendosur videot. Përkundër kësaj, lëshuesi i videove në YouTube është ende ndër më të shëmtuarit.

Lajmi i mirë është që Google përfundimisht ka vendosur që të shkojë në një dizajnim të tërësishëm dhe është duke provuar një video lëshues të ri për të zgjedhur përdoruesit. Video lëshuesi i ri e vendos ngjyrën e bardhë tërësisht në të mirë të një shtrese të zezë ndriçuese. Kjo provë filloi para pak kohe dhe nuk duket që të ketë cenuar ndonjë pjesë të veçantë të videos.

A e keni parë video lëshuesin e ri? Çfarë mendoni ju për këtë ndryshim? Mos harroni që të na i tregoni mendimet./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>