Harduer

Një video në internet tregon se si mund të jetë iPad 5

Sep 30 2013
0 Shpërndarje
Një video në internet tregon se si mund të jetë iPad 5

Ipad 5Furnizuesi kinez SW-BOW.com ka publikuar një video online ku tregohet mbi iPad-in e rradhës dhe ndryshimet që ka ai ndaj iPad 4 dhe iPad mini.

Raportimet e fundit mbi iPad 5 tregojnë se Apple pritet të implementojë dizajnin e iPad mini-t, por duke ruajtur ekranin 9.7 inç të tabletit.

Po ashtu, thuhet se Apple po planifikon të lançojë iPad-ët e rinj si pjesë e një “surprize tetori”, ku ndoshta do të lançohet edhe OS X Mavericks dhe një Apple TV i ri.

Në videon në fjalë, pretendohet se po shihet iPad 5 para lançimit të tij dhe tableti krahasohet si me iPad 4 ashtu edhe iPad mini-n.

Siç shihet edhe nga imazhi, si në aspektin e gjatësisë ashtu edhe në atë të gjërësisë, iPad 5 është më i ngushtë se paraardhësi i gjeneratës së katërt, çka sjell një sipërfaqe më të vogël.

iPad 5 në video i ngjan më tepër iPad mini-t dhe ka imazhin dhe form faktorin e ekranit të vogël. Kështu, dizajni bëhet më i sofistikuar. Apple do ta zbulojë iPad-in e rradhës në tetor. (PCWold Albanian)

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>