Lajmet

Një video nga Google ekzaminon shkencën e njohjes së zërit

Oct 20 2014
0 Shpërndarje
Një video nga Google ekzaminon shkencën e njohjes së zërit

googNjerëzit mendojnë se është shumë herë më e vështirë për një pajisje të luajë shah apo të bëjë matematikë sesa të njohë e të kuptojë gjuhën njerëzore. Tashmë është treguar vërtetësia e kësaj mendësie.

Inxhinierët kanë bërë avancime të mëdha në lidhje me njohjen e zërit, ku shembujt kryesorë janë Siri dhe komandat zanore në Google, por atyre u ka ngelur ende pa krijuar një sistem i cili mund të komunikojë me një qenie humane ashtu siç mund ta bëjë një njeri.

Dokumentari i Google flet për fillesat e sensorëve të njohjes së zërit. Qëllimi kryesor i shkencëtarëve dhe inxhinierëve është arritja e madhe që një ditë kompjuterët të arrijnë aftësitë njohëse të gjuhës dhe komunikimit ashtu si njerëzit, por nëse kjo do ndodhë ndonjëherë na ngelet ende ta shohim. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>