Lajmet

Një vit i vështirë për HTC

Aug 3 2009
0 Shpërndarje
Një vit i vështirë për HTC

Por duket se kjo kompani po përjeton kohëra të vështira. Sipas HTC,  raportet e të hyrave për vitin 2009 tregojnë rënie, pavarësisht pritjeve për një rritje prej 10%.

Gjatë vitit të kaluar të hyrat u rritën në 29%, më saktësisht 4.65 miliardë dollarë, por gjatë këtij viti HTC pret që në çerekun e tretë të ketë të hyra mes 34 dhe 36 miliard dollarë, më pak se që ishin në çerekun e tretë të vitit të kaluar (37.86 miliard dollarë).

HTC është prodhuesi më i madh në botë për celularë që përdor sistemin operativ të Microsoft dhe në terme të shitjes, kjo kompani ka përjetuar një gjysmë vit të butë, sepse gjatë qershorit është goditur mjaft mirë nga konkurrenca e Apple.

Kompania po tenton që të mbulojë këto humbje për shkak, siç thonë ata, të “vonesave të papritura” të produkteve, porosive të kontratave dhe gjërave të tjera të ngjashme, dhe gjithashtu analistët po drejtojnë gishtin kah kompanitë e tjera si Motorola dhe Sony Ericsson që po futen në fushën e Android, por dihet se HTC jeton dhe vdes për Windows Mobile, edhe pse ka qenë prodhuesi i vetëm i pajisjeve të bazuara në Android.

Nuk është pozitë e lakmueshme për të qëndruar, por këtu po qëndron HTC dhe sa i përket vitit 2009, kjo është ngjarja e tyre.

Lajmet e fundit>