Lajmet

Një vit nga debutimi dhe “Platforma” Messenger ka 100,000 robotë komunikimi

Apr 19 2017
0 Shpërndarje
Zëvendës presidenti i produktit David Marcus publikoi këtë statistikë gjatë Konferencës së Zhvilluesve të Facebook F8 e cila po mbahet në Kaliforni. Një vit nga debutimi dhe “Platforma” Messenger ka 100,000 robotë komunikimi

Zhvilluesit e Facebook Messenger kanë krijuar mbi 100,000 robotë për aplikacioni në fjalë një vit nga debutimit i Mesenger si një platformë.

Zëvendës presidenti i produktit David Marcus publikoi këtë statistikë gjatë Konferencës së Zhvilluesve të Facebook F8 e cila po mbahet në Kaliforni.

“Kemi dyfishuar mesazhet mes bizneseve dhe njerëzve në dy miliard të tilla çdo muaj me më shumë se 10,000 botë në platformë. Një rritje me 33,000 që nga Shtator i vitit të kaluar. Kjo është çmenduri,” tha Marcus.

Messenger si një platformë hodhi hapat e parë në konferencën e vitit të kaluar në F8 ku bizneset dhe zhvilluesit e palëve të treta mund të ndërtonin botët e tyre.

Messenger Platform 2.0 debutoi ditën e sotme me shtojcat e bisedave, seksione të dedikuara për eksplorimin e botëve dhe bizneseve lokale, dhe integrime siç është rasti i Delivery.com.

Konferenca F8 vijon të mbahet edhe sot në ditët e fundit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>