Lajmet

Një Youtuber ndërton një iPhone 6S me pjesë të ricikluara me vetëm 300 dollar

Apr 12 2017
0 Shpërndarje
Pavarësisht se shpenzoi afro 1,000 dollar në pjesë përfshirë këtu të panevojshme ndërsa vetëm 300 dollar u deshën për pjesët që formësuan produktin. Një Youtuber ndërton një iPhone 6S me pjesë të ricikluara me vetëm 300 dollar

Kur Apple hodhi në treg iPhone 6S, iFixit nxitoi menjëherë të çmontonte pajisjen dhe u arrit në përfundimin se një iPhone 6S me 16GB memorje të brendshme kushton afro 236 dollar sipas vlerës së pjesëve ndërsa Apple e shiste për 650 dollar.

Një Youtuber arriti të ndërtonte vetë iPhone e tij i cili ka kushtuar gjysmën e çmimit real. Ai mendoi të mblidhte pjesë të ricikluara nga tregu i qytetit Shenzen në Kinë për ti bashkuar në një iPhone 6S.

Pavarësisht se shpenzoi afro 1,000 dollar në pjesë, përfshirë këtu të panevojshme,  vetëm 300 dollar u deshën për pjesët që formësuan produktin.

Ai shëtiti tregjet e Shenzen në kërkim të një bordi logjik, ekrani, baterie dhe kase. Për më tepër ju ftojmë që të ndiqni videon e Alenit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>