Blog

Një zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane, BE-ja duhet të rregullojë Bitcoin-in

Dec 11 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë ai është i mendimit se ky treg është ende i vogël krahasuar me sistemin tradicional monetar dhe nuk përbënte kërcënim. Një zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane, BE-ja duhet të rregullojë Bitcoin-in

Bashkimi Evropian duhet të gjejë një mënyrë për të rregulluar bitcoinin tha një zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane ndërsa fliste për rrezikun e pastrimit të parasë.

Monedha kriptografike është rritur nga 1,000 dollar në fillim të vitit në 16,000 dollar ndërsa lançimi i kontratave të para në bursat Amerikane dërguan vlerën deri në 18,700 dollar.

Rritja ka shtuar dyshimet e një flluske financiare e cila mund të shpërthejë në çdo moment ndërsa bankierët janë të shqetësuar më shumë se kurrë jo vetëm për rrezikun që u kanoset por edhe injorimi i një aseti që nesër mund të jetë vlerë.

“Është pikërisht rritja e bujshme e cila shton nevojën për rregullimin e tregut,” tha Ewald Nowotny i cili është gjithashtu guvernator i Bankës Qendrore Austriake.

“Një gjë e rëndësishme që duhet të diskutohet është pyetja sesa larg mund të shkojë rregullimi i pastrimit të parasë dhe a është i nevojshëm?” vijoi Ai.

Sipas tij është e papranueshme që edhe huadhënësit më të vegjël janë subjekt kontrollesh strike nga frika e pastrimit të parasë ndërsa transaksionet kolosale të bitcoin kalojnë të pa verifikuara.

Megjithatë ai është i mendimit se ky treg është ende i vogël krahasuar me sistemin tradicional monetar dhe nuk përbënte kërcënim. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>