Lajmet

Një e pesta e divorceve e lidhur me facebook

Dec 24 2009
0 Shpërndarje
Një e pesta e divorceve e lidhur me facebook

Sipas botuesit Britanik Telegraph, një firmë avokatie në UK ka deklaruar se një në pesë raste divorcit citon pikërisht Facebook në dokumentet e tij. Manaxheri i kompanisë Divorce-Online thotë: “Kisha dëgjuar prej stafit tim se shumë persona përmendnin se kishin zbuluar gjëra mbi partnerin e tyre, prandaj vendosa të krijoj një ide më të qartë mbi përmasën e fenomenit dhe u befasova kur doli se njëzet përqind e peticioneve përmbanin referenca ndaj facebook-ut.”

Shpesh një partner zbulon emailet flirtuese të tjetrit apo përfshin dhe pajisje e teknologji të specializuara në përgjim. Në disa raste të tjera, divorci ishte pranë edhe pa ‘ndihmën’ e faqeve sociale, por njëri partner është befasuar duke zbuluar online se tjetri ka ndër mend të divorcojë.

Por facebook nuk është faqja e vetme që shkakton problem të tilla, gjithashtu lojra online si Second Life dhe World of Warcraft janë bërë shkak i çarjes në një mardhënie për vetë natyrën e tyre të dyzimit të realitetit.

Gjithashtu faqet e ribashkimit si classmates.com dhe Friends Reunited janë një tjetër shkak i rritjes së tradhëtisë bashkëshortore. Faqe të tilla ndihnojnë njerëzit të lidhen sërish me miqtë e vjetër dhe ndonjëherë, me dashuri të harruara.

Lajmet e fundit>