Biznes

Një ekzekutiv i lartë i Apple largohet “me dëshirë” nga puna

Aug 8 2010
0 Shpërndarje
Një ekzekutiv i lartë i Apple largohet “me dëshirë” nga puna

Nuk është ende e qartë nëse z. Papermaster është larguar me dëshirë apo me zor, ndërsa deri më tani vetëm një zëdhënës i Apple Steve Dowling, konfirmoi se Papermaster është larguar dhe vendin e tij do ta zë zëvendës presidenti i lartë i inxhinieringut të Macintosh Bob Mansfield.

z. Mansfield veçse përcjellë disa teknologji që janë pjesë të iPhone, duke përfshirë çipin A4, ekranin Retina dhe ekranet e ndjeshme në prekje, tha zëdhënësi.

Papermaster ka arritur tek Apple në vitin 2008, pasi një beteje mes IBM dhe kësaj kompanie, ku personi në fjalë kishte punuar mbi 25 vjet dhe kishte arritur deri në nivelet më të larta të menaxhimit. IBM paditi Papermaster në gjykatë federale në një tentim për të parandaluar bashkimin e tij me Apple, duke thënë se ai ka nënshkruar një marrëveshje për moskonkrurencë. Palët u pajtuan pasi Papermaster dëshmoi në gjykatë se ai nuk ka shpalosur asnjë sekret tregtar.

Kur Steve Jobs prezantoi iPhone 4, ai ngriti lartë dizajnin e antenës, që është e ndërtuar në një shirit metalik që sillet rreth celularit. Por pothuajse menjëherë pas paraqitjes në shitje të iPhone 4 konsumatorët filluan të ankohen se kur po prekin një pikë në pjesën e poshtme të majtë të pajisjes, valët do të bien në mënyrë drastike, dhe në disa raste mund të shkaktohet edhe humbja e thirrjeve.

Apple u përgjigj jashtëzakonisht dobët para publikut dhe bëri një rrëmujë. Së pari kjo kompani u rekomandoi përdoruesve që ta mbanë celularin në një mënyrë që eviton kontaktin me pjesën e poshtme të majtë të pajisjes. Më pas kompania tha se ka gjetur një problem me softuerin që ndërlidhet me matësin e sinjalit. E tani për t’ia vënë kapakun dhe për të skuqur veten kompania doli dhe tha se problemi nuk ka të bëjë vetëm me iPhone 4, por edhe me modele më të hershme. Gjersa Apple arnoi disi problemin, ankesat për antenën vazhduan.

Pasi Consumer Reports vuri një theksim të veçantë në problemin dhe tha se nuk do ta rekomandojë iPhone 4, Apple thirri një konferencë për media me 16 korrik ku z. Jobs montoi një mbrojtje pasiononte ndaj pajisjes. Ai u shpreh se të gjithë smartphonët tjerë kanë probleme të ngjashme dhe kur kapen në njëfarë mënyre në grusht edhe ata humbin valët, por ky supozim u sfidua nga shumë konkurrent të Apple.

Për të vendosur problemin prapa shpinës Jobs ofroi mbështjellës pa pagesë për konsumatorët e iPhone 4, të cilët duke izoluar antenën nga prekja zgjidhnin problemin. Më pas Jobs tha se iPhone 4 ishte produkti më i suksesshëm në histori të Apple, dhe se ankesat e konsumatorëve ishin minimale. Ndërsa akuzoi mediat se po e zmadhojnë problemin.

Lajmet e fundit>