Lajmet

Njëra nga tastierat më të mira për Android, SwiftKey, tani është pa pagesë

Jun 15 2014
0 Shpërndarje
Njëra nga tastierat më të mira për Android, SwiftKey, tani është pa pagesë

swiftkeyAndroid: Swiftkey është njëra nga tastierat më të mira për Android dhe është përmirësuar me ardhjen e përditësimeve të vazhdueshme. Tani, për këtë shërbim është larguar pagesa prej 4 dollarëve dhe do të jetë pa pagesë për të gjithë përdoruesit. Në shkëmbim, tani është një “dyqan” brenda aplikacionit për më tepër pamje dhe opsione për rregullim të dukjes.

Lëvizja nga SwiftKey e hap derën për çdokënd për të qenë në gjendje që të përdorin forma të ndryshme të tastierës, opsionet e sinkronizimit në Evernote, ngarkesës në cloud dhe sinkronizimit përgjatë pajisjeve për fjalorë të posaçëm, mënyrën e shkrimit “flow” dhe natyrisht, makinën e vet të famshme për parashikim të tekstit. Të gjitha veçoritë që e kanë bërë SwiftKey-in një tastierë të shkëlqyer janë në dispozicion në versionin pa pagesë.

Përditësimi i fundit fillon me disa veçori të reja, duke përfshirë një pamje të re, parashikim të emocioneve emoji, qasje në një numër të rreshtave në pjesën e sipërme të tastierës pa pasur nevojë që të kalohet përgjatë pamjeve dhe disa përmirësime për makinën e parashikimit, siç ishte përmendur.

Sikur më parë, SwiftKey përdor çdo gjë që shkruani për të mësuar më tepër rreth fjalëve që i përdorni, në mënyrë që të jetë në gjendje që të ofrojë sugjerime më të mira për fjalët e ardhshme që synoni t’i shkruani. Nëse dëshironi, ju mund ta lidhni atë me e-mailin ose llogarinë tuaja në rrjetet sociale, kështu që mund të mësojë më tepër rreth shprehive tuaja të shkrimit dhe përzgjedhjeve të fjalëve.

Përdoruesit që më herët kanë paguar për aplikacionin nuk janë harruar: këta përdorues do të marrin një “pako premier” pa pagesë të 10 pamjeve dhe opsioneve të rregullimit që është në dispozicion brenda dyqanit të përmendur më lart për 5 dollarë. Ju mund ta merrni versionin më të fundit të aplikacionin duke shkuar tek kjo lidhje. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>