Lajmet

Njeriu që e krijoi Internetin refuzon të përdor Facebook!

May 18 2012
0 Shpërndarje
Njeriu që e krijoi Internetin refuzon të përdor Facebook!

Leonard Kleinrock, një ndër krijuesit e Internetit dhe ndoshta i pari që e përdori atë, refuzon ta përdor Facebook-un. Më shumë se 900 milionë njerëz në mbarë botën i kontrollojnë profilet e tyre së paku një herë në ditë, por ka edhe miliona njerëz të tjerë që ende refuzojnë të përdorin këtë rrjet social. Ndër ta është edhe 77 vjeçari Kleinrock i cili thotë se Facebook-u është për nipat e tij e jo për të.

Në një intervistë, Kleinrock deklaroi: “Nuk dua më shumë telashe. Jam i mbushur me emaila, shokët e mi e dinë se ku mund të më kontaktojnë dhe nuk dua edhe një shërbim të cilin duhet ta kontrolloj çdo ditë”.

“Nuk kam nevojë të kërkojë ndonjë bashkëveprim me ndonjë nga këto rrjetet e reja sociale. Kam mjaft telashe të mbajë hapin me ato rrjete të cilat i përdori aktualisht” shtoi Kleinrock.

Kleinrock ishte përdoruesi i parë i Internetit në botë. Ky profesor nga Universiteti i Kalifornisë ishte anëtar i ekipit që zbuluan Internetin. Në laboratorin e tij në Los Angeles në vitin 1969 u mblodhën shkencëtarët për të testuar dërgimin e të dhënave në mes dy kompjuterëve. Kështu u krijua rrjeti ARPANet, i cila më vonë do të ishte gjëja esenciale për krijimin dhe popullaritetin e Internetit siç ne e njohim në ditët e sotme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>