Lajmet

Njihuni me 5 alternativat më të mira të Photoshop

Dec 19 2013
0 Shpërndarje
Njihuni me 5 alternativat më të mira të Photoshop

photoshopAdobe Photoshop është një program i fuqishëm dhe jo pa arsye ka pozicion qendror në treg, por njëkohësisht është edhe i kushtueshëm.

Megjithatë, ka edhe disa alternativa të tjera cilësore të cilat kryejnë të njëjtin funksion, por ofrohen pa kosto ose me një çmim më të arsyeshëm. Sipas një ankete të realizuar së fundmi ka rezultuar se këto janë 5 alternativat më të preferuara nga përdoruesit:

GNU Image Manipulation Program (GIMP), është përzgjedhur si alternativa më e preferuar pasi është pa pagesë, fleksibël dhe funksionon në platforma të ndryshme. Për një pjesë të përdoruesve ky program nuk preferohet për shkak të ndërfaqes dhe konsiderohet si jo i rehatshëm në përdorim megjithatë, në përgjithësi ky program klasifikohet si një mjet i fuqishëm. Rreth 53% e të anketuarve kanë votuar GIMP si të preferuarin e tyre.

Në vend të dytë pozicionohet Paint.NET, editor fotosh dhe mjet dizajni pa pagesë që funksionon vetëm në sistemin Windows. Rreth 16% e të anketuarve kanë votuar për këtë program.

Pas tij, në vend të tretë është pozicionuar Pixelmator i cili funksionon vetëm në sistemin Mac. Rreth 11% e të anketuarve kanë votuar për këtë mjet editimi.

Adobe Photoshop Lightroom është renditur në vendin e katërt pasi është votuar prej më pak se 11% e përdoruesve (falë fotografëve që kanë qenë të përfshirë në audiencë).

Në vend të pestë është pozicionuar editori në ueb, i shpejtë dhe pa pagesë Pixlr i cili është përzgjedhur nga 7% e përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>