Analiza

Njihuni me 6 gjëra që duhet të dini mbi iPhone 4.7 inç

Aug 26 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me 6 gjëra që duhet të dini mbi iPhone 4.7 inç

437801Meqenëse disponueshmëria e iPhonit 4.7 inç është më mirë e përcaktuar, fansat e Apple do të “trajnojnë” vëmendjen e tyre në disa detaje pikante të produktit të ri, specifika dhe karakteristika. Në baze të raporteve të deritanishme PCWorld Albanian po ju prezanton me 6 gjëra që duhet të dini mbi iPhone 4.7 inç.

Ndërtimi

Nuk ka dyshim që Apple po i zmadhon përmasat e smartfonëve të saj këtë vit dhe prova e fundit për këtë u gjet nga Marc Gurman. Në një set fotografish të marra nga Gizmobic.com duken qartë iPhone 4.7 inç në një krah dhe iPhone 5S në krahun tjetër. Krahasimet midis fotove treguan se telefoni i ri do të jete më i madh, më i hollë dhe me një dizajn ndryshe nga iPhone 5S. iPhone 6 do të ketë cepa të rrumbullakët konfirmoi Gurman. Ka të ngjarë që edhe versioni prej safiri të mbërrijë në kohë për planet e Apple, ekzaktësisht për iPhone 5.5 inç, por në një sasi të limituar. Lajmi gjithashtu tregoi se iPhone 6 do të lançohet në fund të vitit apo fillimin e vitit të ri.

100 milionë iPhone të rinj

Megjithëse versioni i madh nuk mund të jetë me bollëk në sasi, për të blerë variantin e vogël nuk do ketë probleme pasi sipas një raporti nga DigiTimes furnizuesit në Azi po prodhojnë plot 100 milionë pajisje të tilla të kërkuara. Ky informacion është në përputhje me parashikimet e mëparshme të analistëve të cilët mendonin se 120 milion iPhone do të hidheshin në treg gjatë së njëjtës periudhë, duke përfshirë këtu dhe iPhone 5S dhe iPhone 5C.

128GB RAM

G4Games ka raportuar javën e fundit se blerësit mund të presin një variant iPhoni me 128 GB RAM, memorie të brendshme në sajë të një skematike të pajisjes. Javën që kaloi DigiTimes u shpreh në një raport se një burim nga i cili Apple do të gjenerojë një pjesë të memories është Samsung. Në këtë mënyrë iPhone 6 do të jetë një konkurrent akoma më i fortë në treg.

Eksperiencë më e mirë karikimi

Apple më pare ka premtuar se ri-karikimi i iPhone dhe iPad do të përmirësohet shumë dhe kjo gjë do të bëhet realitet me iPhone 6. Së bashku me këtë pajisje do të vijë një karikues më i qëndrueshëm dhe rezistent ndaj rrufeve i cili gjithashtu mund të shërbejë dhe si kabëll usb-je.

Ekrani Retina

Sipas MacRumors,dy modelet e iPhone 6 do të kenë një ekran Retina 1334×750 pixel për versionin 4.7 inç dhe 2208×1242 për versionin 5.5 inç. Vrojtuesi i Apple, John Gruber paraqiti disa nga specifikat e ekranit duke shtuar se ato ishin në përputhje me iOs 8.

Shpërndarja Globale

iPhone 6 do të debutojë në të njëjtën kohë në të gjitha pikat kyçe të tregut botëror. Kjo u konfirmua nga China Telecom e cila njoftoi klientët e saj se pajisja do të mbërrijë në brigjet kineze në një format të hapur. Kjo do të thotë se konsumatorët amerikanë dhe ata kinezë do të kenë në dorë iPhone 6 në të njëjtën kohë. Kjo mund të ndodhë më 19 shtator. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>