Analiza

Njihuni me arsyet kryesore të refuzimit të aplikacioneve nga App Store

Sep 4 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me arsyet kryesore të refuzimit të aplikacioneve nga App Store

apple-iphone-5C-11Për shumë programues, pjesa më stresuese e lançimit të aplikacioneve të tyre është pritja e aprovimit nga kompania Apple. Pritja për përgjigjen nga Apple mund të zgjasë goxha si dhe mund të sjellë probleme të momenteve të fundit. Megjithatë kompania Apple ka publikuar disa regulla, të cilave zhvilluesit duhet t`ju përmbahen në mënyrë që t`ju aprovohet aplikacioni i tyre.

Kompania tregoi 10 arsyet kryesore përse aplikacione të ndryshme refuzohen nga App Store. Disa nga këto arsye janë dhënia e informacioneve jo të plota, emër i papërshtatshëm, probleme gjatë përdorimit si dhe mbyllje të papritura të aplikacionit. Sipas Apple arsye kryesore që çon në refuzimin e një aplikacioni është mungesa e informacionit. Këto raste përbejnë 14% të refuzimeve. Sigurimi i plotë i informacioneve do të ndihmojë shumë në testimin e këtyre aplikacioneve. Për këto raste Apple shpjegon: “Fusni të gjitha të dhënat dhe informacionet që do të duhen mbi rishikimin dhe testimin e aplikacionit. Në qoftë se aplikacioni nuk mund të shpjegohet saktë me fjalë atëherë krijoni një video promocionale të tij.”

Arsye të tjera përfshinë probleme gjatë përdorimit dhe mosfunksionim i papritur (8% i rasteve), mospërputhja me Licencën e Zhvilluesve të Programeve (6% e rasteve) si dhe mospërputhja e aplikacionit me kërkesat e sistemit operativ të Apple (6%).

Apple sqaron që aplikacionet gjithashtu duhet të kenë një emër të saktë dhe të mos jenë mashtruese për përdoruesin.

* Aplikacionet me emra, të dhëna dhe foto që nuk përputhen me funksionin real të aplikacionit do të refuzohen. (kjo përbën 5% të rasteve).

* Aplikacionet të cilat përmbajnë prezantime false që përdorin emra false dhe ikona të ngjashme me aplikacionet e tjera do të refuzohen. (kjo përbën 5% të rasteve).

* Emri i aplikacioni në dyqanin virtual të iTunes duhet të jetë i ngjashëm me emrin e aplikacioneve në momentin që shkarkohen. Kjo për të mos shkaktuar konfuzion. (4 % e rasteve të refuzuara). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>