Analiza

Njihuni me cilësitë e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus

Sep 10 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me cilësitë e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus

apple_iphone_6_iphone_6_plus_afpTim Cook në eventin e organizuar nga Apple prezantoi telefonin e ri inteligjent iPhone 6. iPhone 6 u prezantuar në dy versione, atë 4.7 içh dhe 5.5 inch. Versioni i telefonit me madhësi 4.7 inch do të ketë një pamje të ngjashme me iPod touch.

Ekrani i telefonit është i mbrojtur nga një xham, i cili është i lakuar në pjesët anësore për një rrëshqitje sa më të lehtë të gishtërinjve. Paraqitja e telefonit është LCD dhe është paraqitur me “Retina HD”, që do të thotë se ekrani do të ketë rezolucion 750 x 1,334 piksel. Kjo bën që densiteti i pikseleve të jetë 348 ppi.

iponee6Pavarësisht rezolucionit të ri, aplikacionet do të funksionojnë normalisht falë një përshtatësi të telefonit që bën aplikacionin të mbështesi rezolucionin e ri. Në pjesën e mbrapme telefoni do të ketë përsëri kamerën 8MP iSight për të katërtin vit radhas. Apple pretendon se sensori i kamerës do të jetë më i përparuar me një madhësi të pikselave prej 1.5 µ. Megjithatë kamera nuk është e pajisur me OIS, që do të thotë se stabilizimi i figurës do të jetë dixhitale. Kamera iSight mund të bëjë foto panoramike deri në 43 MP. Rezolucioni i videove është mbajtur si në versionet e mëparshme në 1080 piksel, por xhirmi në 60 fraksione për sekond është përmirësuar në rezolucionin FullHD. Kamera gjithashtu mbështet xhirimin e videove në sloë motion, të cilat do të jenë me cilëisë 120 fps dhe 240 fps.

Kasa e telefonit përbëhet nga alumin i adonizuar dhe çeliku i pandryshkshëm që përbën logon e Apple. Trashësia e telefonit është vetëm 6.9 mm. Apple iPhone 6 fuqizohet nga një processor të quajtur Apple A8. Proçesori ka një madhësi 13% më të vogël se paraardhësi i saj A7. Apple premton që bateria e telefonit iPhone 6 do të mbajë për më shumë kohë se ajo e telefonit paraardhës. Telefoni do të jetë i pajisur me rrjetin VoLTE dhe cilësinë Wi-Fi calling. Wi-Fi calling lejon kryerjen e telefonatave nëpërmjet rrjeteve T-Mobile në SHBA dhe EE në Mbretërinë e Bashkuar. Disa përditësime të reja, sjellin një rrjet 3 herë më të shpejtë Ëi-Fi se versioni i mëparshëm. Apple gjithashtu ka shtuar shërbimin e ri NFC, që lejon blerjen e produkteve online nëpërmjet sistemit vetjak të pagesës së kompanisë Apple. iPhone 6 do të kushtojë 199 dollarë për versionin 16 GB. Këtë vit nuk ka ndonjë model 32 GB të pajisjes, por vetëm versionet 64GB dhe 128 GB që kushtojnë respektivisht 299

dollarë dhe 399 dollarë. Porositjet me parapagesë fillojnë me datë 12 Shtator, ndërsa kompania Apple do të fillojë dërgesat e telefonave me datë 19 shtator.

Njihuni me specifikat e iPhone 6 Plus

Telefoni inteligjent Apple iPhone 6 Plus është prezantuar në mënyrë zyrtare nga kompania teknologjike Apple. Telefoni ka një ekran me madhësi 5.5 inç IPS LCD dhe paraqitje Retina HD me rezolucion 1920 x 1080 piksel. Densiteti i pikselave do të jetë 400 ppi dhe sistemi operativ iOS 8 është modifikuar që të përdoret në mënyrë të saktë çdo pjesë të ekranit të madh të telefonit inteligjent. Pjesa e prapme e iPhone 6 Plus është e përbërë nga alumin i adonizuar dhe nga çelik i pandryshkshëm.

Ndërfaqja e telefoni është optimizuar që të ketë avantazh mbi ekranin e madh të telefonit, krahas kësaj sistemi operativ gjithashtu edhe lejon ndarjen e ekranit në dy pjesë për aplikacione të ndryshme.

Proçesori A8 64-bit, i cili fuqizon telefonin është ndërtuar duke përdorur mënyrën 20nm të prodhimit.

Apple iPhone Plus mbështet VoLTW dhe Wi-Fi 802, gjë e cila bën të mundur që telefoni të ketë një internet 3 herë më të madh se versioni i mëparshëm iPhone 5s. Një cilësi e re e telefonit do të jetë edhe telefonimi Wi-Fi, gjë e cila do të punojë në SHBA nëpërmjet T-Mobile dhe EE në Mbretërinë e Bashkuar.

21f1c9ef78735790bbb439a25e046b6eaeb3679d_expanded_largeNjë opsion i ri , i cili do të vendoset në përdorim nga kompania do të jetë edhe paketa NFC. Falë NFC përdoruesit do të kenë të mundur të bëjnë pagesa nëpërmjet Apple Play që është sistemi vetjak i pagesës së Apple. Në pjesën e mbrapme iPhone 6 Plus përdor një kamera iSight 8 megapiksel me një flesh LED të dyfishtë. Madhësia e pikselave të kësaj kamere është pak më e madhe se ato të iPhone 5s me një madhësi prej 1,5 μmetër. Një cilësi të re që vendos për herë të parë në përdorim Apple është edhe stabilizimi i pamjes optikale të kamerës në momentin e xhirimit. Krahas kësaj kamera ka edhe auto-focus gjë, e cila e bën dy herë më të shpejtë fokusin e imazheve. Kamera e iPhone 6 Plus filmon video në 1080 piksel në ritmin e 30 fraksioneve për second dhe 60 fraksioneve për second. Kamera gjithashtu mund të xhirojë edhe në sloë-motion, pra në lëvizje të ngadalta.

Telefoni iPhone 6 Plus do të ketë një çmim prej 299 dollarë për versionin 16GB, ndërsa versionet 64GB dhe 128 GB do të kushtojnë respektivisht 399 dollarë dhe 499 dollarë. Shitjet e iPhone 6 Plus do të fillojnë me 12 Shtator dhe do të duhet një javë që kompania të fillojë dërgimin e telefonave tek para -paguesit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>