Lajmet

Njihuni me cilësitë e reja të shërbimit Google Play Music

Oct 23 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me cilësitë e reja të shërbimit Google Play Music

gsmarena_001 (1)Google ka lëshuar një përditësim madhor për shërbimin e saj Play Music. Aplikacioni për Android dhe iOS ka marrë një pamje të re nëpërmjet materialit të dizajnit që u përditësua. Krahas kësaj tashmë shërbimi sjell grupime sipas kontekstit të muzikës. Këto grupime janë bërë nga një grup ekspertësh muzikor ku përfshihen DJ, muzikantë, kritik muzike dhe etnomuzikolog.

Në momentin që ju hapni aplikacionin, do të mund të zgjidhni muzikë për një pjesë të caktuar të ditës, humorit që keni ose aktivitetit që do të kryeni. Në momentin që ju zgjidhni muzikë për aktivitete fizike, aplikacioni automatikisht do t’ju listojë grupe këngësh që i shkojnë për shtat aktivitetit tuaj. Muzika që listohet mund të shkarkohet për tu dëgjuar në momentet që jeni offline.

Faqja e shërbimin Play Music është ribërë gjithashtu. Muzika që sapo keni luajtur, këngët e reja që ju mund të pëlqeni dhe stacionet e radios, të cilat ju dëgjoni zakonisht shfaqen të parat. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>