Biznes

Njihuni me çmimet evropiane të smartfonit LG G3

May 29 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me çmimet evropiane të smartfonit LG G3

gsmarena_002Me LG G3 tashmë të prezantuar zyrtarisht, shumë shitës evropianë e kanë shtuar smartfonin në databazat e tyre më një çmim fiks. Dyqanet në Finlandë, Gjermani, Britani, dhe Rumani tashmë po ofrojnë pajisjet e tyre dhe pak më poshtë do të shikoni dhe çmimet.

Në Finlandë smartfoni u shfaq në media fillimisht duke u zbuluar edhe çmimi e tij. Modeli 16 GB me 2 GB RAM kushton 599 Euro, ndërsa modeli me 32 GB dhe 3GB RAM kushton 649 Euro. Amazon Germany e shet LG G3 për 549 Euro, versionin 16 GB. Ndërsa modeli 32 GB nuk listohet akoma, por mendohet të jetë nën 600 Euro. Në Holandë Amazon shet modelin 16 GB për 549 Euro, ndërsa variantin 32 GB për 599 Euro.

Në Britani, Clove shet versionin 16 GB për 499 Paund. Ky është dyqani i vetëm në këtë shtet që pritet ta ofrojë pajisjen duke filluar nga 1 korriku. Kompania Alin në Rumani ofron modelin 16 GB për 599 Euro, ndërsa varianti 32 GB nuk është i disponueshëm akoma. Në Australinë e largët modeli LG G3 16 GB pritet të shitet për 799 dollarë Australian ose e përkthyer ndryshe në 541 Euro. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>