Lajmet

Njihuni me detajet e ndryshimeve në Facebook

Mar 11 2013
0 Shpërndarje
Njihuni me detajet e ndryshimeve në Facebook

facebookNë qoftë se akoma nuk keni mundur të përjetoni nga afër ndryshimet e faqes kryesore të Facebook-ut po iu ndihmojmë të njihni në mënyrë më të detajuar të gjitha veçoritë e riorganizuara.

Para se të aplikoheshin ndryshime te pjesa e publikimit të lajmërimeve mund të navigohej në dy mënyra kryesore: Publikimet më të fundit (most recent) dhe Publikimet Kryesore (top stories). Pas përditësimit vihet re shtimi i këtyre opsioneve duke mundësuar disa mënyra për navigimin e kësaj pjese.

Në momentin që logoheni, faqja do të ketë pamjen e mëparshme, por do mund të përzgjidhni disa prej opsioneve të mëposhtme për të seleksionuar postimet e pafundme.

All Friends

Përzgjedhja e këtij opsioni bën që të shihni çdo publikim të mundshëm të miqve tuaj, p.sh përditësimet e statuseve, check-in, këngë etj. Këtu nuk mund të shihni publikimet e faqeve të artisteve apo kompanive pasi është një opsion që i dedikohet vetëm miqve.

Photos

Përzgjedhja e këtij opsioni bën që në faqen tuaj kryesore të shfaqen vetëm fotot e postuara nga miqtë dhe nga të gjitha faqet ku ju jeni regjistruar si fans. Këtu nuk mund të shihni asnjë link dhe as një përditësim statusi. Në të djathtë do mund të shihni gjithë ndryshimet e fotove të profilit apo të fotove cover.

Musicfacebook1

Nëpërmjet aplikacioneve si Spotify apo faqeve që ju keni pëlqyer ose jeni fans, Facebook përcakton shijet tuaja dhe sigurohet që kur të përzgjidhni këtë opsion të shfaqe të gjitha këngët e miqve tuaj që ju supozohet t’i pëlqeni. Gjithashtu djathtas do mund të gjeni informacione të nevojshme mbi koncertet e ardhshme apo albumet që priten të hidhen në treg.

Following

Përzgjedhja e këtij opsioni bën që ju të shihni të gjitha postimet e njerëzve apo kompanive që ju ndiqni (Follow).

Kjo ndarje është bërë për të lehtësuar navigimin në atë faqe aq të ngarkuar me postime të të gjitha llojeve, megjithatë nëse ju preferoni të shihni gjithçka madje dhe lajmërimet në lidhje me listat që ju keni krijuar atëherë mund të përzgjidhni opsionin See All.

Një ngjarje- Shume postime

Facebook ka menduar t’a bëjë faqen kryesore më të rregullt duke menaxhuar postimet e shumta për të njëjtën ngjarje. Pas përditësimit këto publikime të njëjta ose të ngjashme do të përmblidhen në një postim të vetë. P.sh në qoftë se tre nga miqtë tuaj kanë postuar të njëjtin link, atëherë ju do mund të shihni linkun një herë të vetme. Ndërsa në rastet kur ju jeni abonuar për lajmërimet më të fundit nga faqe të ndryshme (si p.sh lajme nga teknologjia) ju do mund të shihni vetëm një lajm kryesor, ndërsa pjesa tjetër do të shfaqet facebook2në formë liste.

Opsione për menaxhimin e miqve

Ndarja e shfaqjes së publikimeve do iu tregojë më qartë nëse postimet e një miku të caktuar ia vlejnë ose jo. Në rast se nuk keni dëshirë ose interes e shihni postime të caktuara, atëherë mjafton të shkoni tek profili i mikut tuaj, klikoni tek “Friends” dhe çaktivizoni opsionin Show in News Feed.

Në rast se nuk dëshironi të shihni vetëm një postim të caktuar, atëherë në të djathë të postimit mund të përzgjidhni opsionin Hide.

Veçori të tjera

Switch to Old Designfaceboook3

Mund t’a shfrytëzoni këtë opsion në rast se mendoni se pjesa e publikimit të lajmërimeve nuk është shumë e përshtatshme për ju.

Përzgjedhja e këtij opsioni bën që të aktivizoni versionin e hershëm të Facebook-ut.

Privacy Settings

Para disa muajsh Facebook prezantoi opsionet e reja më të thjeshtuara të privatësisë. Këto opsione nuk kanë ndryshuar përsëri, por thjesht aksesimi i tyre do të bëhet në pjesën e sipërme majtas pranë emrit tuaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>