Analiza

Njihuni me disa fakte mbi përdorimin e smartfonëve

Oct 18 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me disa fakte mbi përdorimin e smartfonëve

BB9B4DeAfërsisht vetëm një e treta e përdoruesve të telefonëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se janë të varur nga pajisjet e tyre.

Në një sondazh të bërë nga HuffPost dhe Yougov u pyetën njerëz të ndryshëm nëse e konsideronin veten të varur prej telefonëve. 28% e tyre deklaruan se ishin të varur nga telefoni i tyre, ndërsa 64% deklaroi të kundërtën. Në këtë sondazh rezultoi edhe një grup i tretë ku 9 % nuk ishin të sigurtë për përgjigjen e tyre.

Njerëzit gjithashtu u pyetën nëse ata do të shqetësoheshin nëse nuk do ta kishin të mundur përdorimin e telefonit inteligjente ose një pajisje dixhitale të caktuar për një ditë të vetme. Për këtë pyetje 10% e të intervistuarve deklaruan se nuk do të duronin dot, 25 % deklaruan që i shqetëson, po përsëri mund të durojnë, ndërsa 35% thanë se do të ishte një shqetësim i vogël. Për sa i përket pjesës tjetër prej 28 % deklaruan që ata nuk do të shqetësoheshin aspak.

Për sa i përket gjumit 38% e njerëzve deklaruan që ata i zë gjumi duke përdorur telefonin e tyre. Për sa i përket sherreve për një telefon inteligjent, rezultoi që 12 % e njerëzve kanë pasur një grindje sado të vogël për këtë telefon. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>