Lajmet

Njihuni me disa hapa që mund të ndiqni për një password të sigurt

Aug 8 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me disa hapa që mund të ndiqni për një password të sigurt

_h353_w628_m6_otrue_lfalseJo më larg se një javë më parë në të gjithë botën u vodhën më shumë se 1.4 miliardë emra përdoruesish dhe fjalëkalime. E vetmja gjë që mund të bëni tani e në vazhdim është të siguroheni që të vendosni fjalëkalime të vështira për tu vjedhur.

Më poshtë njihuni me disa hapa që mund të ndiqni:

1- Vendosni një fjalëkalim të gjatë. Sasia minimale e karaktereve është 8, por 14 apo 25 janë akoma më mirë.

2- Përdorni kombinime shkronjash dhe numrash, shkronja të mëdha apo të vogla, simbole si për shembull pikëçuditje. Disa faqe nuk do ju lejojnë ti përdorni të gjitha këto, por përpiquni të zgjidhni një shumëllojshmëri karakteresh. “PaSswOrD!43” është shumë më mirë se “Password43”.

3- Shmangni fjalë që ndodhen në fjalor edhe nëse i shtoni numra apo simbole. Ka disa programe që mund ti vjedhin fjalëkalimet duke u bazuar te fjalët që gjenden në fjalor. Një truk është të shtoni numra në mes të fjalëve si për shembull “pass123word456” në vend të “password123456”. Një tjetër është të mendosh një fjali dhe të vendosësh si fjalëkalim shkronjat e para të çdo fjalë të saj. Për shembull “I prefer listening to music than watching old movies!” dhe fjalëkalimi është “ipltmtwom”.

4-Zëvendësoni shkronjat me karaktere. Për shembull përdorni 0 në vend të shkronjës o apo $ në vend të s.

5-Shmangni fjalët që janë të lehta për tu gjetur edhe pse mund mos të jenë fjalë të përgjithshme. Gjithashtu ju nuk duhet të përdorni emrin tuaj, të kompanisë, vendin ku jetoni, kafshëve apo të afërmve tuaj. Madje as data e ditëlindjes tuaj nuk është e këshillueshme apo numri i telefonit. Por ju mund ta kombinoni këtë të fundit për të krijuar një fjalëkalim më kompleks.

5- Asnjëherë mos ripërdorni fjalëkalime të adresave tuaja të vjetra. Nëse dikush ju vjedh një adresë do ta ketë më të lehtë t’ju vjedhë dhe një tjetër.

6- Disa faqe si Gmail ju japin mundësinë të përdorni dy fjalëkalime kur ju kyçeni nga një rrjet apo kompjuter nga i cili s’jeni kyçur më parë. Gjithashtu kur ju futeni nga një pajisje e panjohur një kod prej 6 shifrash do t’ju vijë në telefonin tuaj me të cilin ju mund të kyçeni në llogarinë tuaj elektronike. (PCWorld Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>