Harduer

Njihuni me disa imazhe të smartfonit Blackberry Passport

Jun 30 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me disa imazhe të smartfonit Blackberry Passport

Here-are-more-pictures-and-video-of-the-intriguing-BlackBerry-PassportJanë shumë smartfonë të parametrave të lartë që mund të tërheqin vëmendjen e blerësve anë e mbanë botës. Janë tre modele kryesore si: HTC One M8, Samsung Galaxy S5 dhe LG G3. Gjithashtu, Samsung Galaxy F do të hynte në këtë kategori nëse bëhet një realitet me trupin e tij prej metali dhe rezolucion 1440 x 2560. Tashmë edhe Amazon Fire Phone është prezantuar, dhe ekziston një kategori blerësish që janë të interesuar në imazhet 3D.

Por përgjatë javëve të fundit një tjetër telefon ka rënë në sy të përdoruesve dhe është një model Blackberry. Telefoni i ardhshëm i kompanisë, akoma i pa prezantuar po tërheq shumë vëmendje falë pamjes së tij unike. Blackberry Passport mendohet të ketë një ekran më shumë se 4 inç me rezolucion 1440 x 1400 dhe një densitet të lartë piksellësh së bashku me një procesor Qualcomm Snapdragon 800. Besohet të ketë 3 GB RAM, një kamerë të pasme 13 Megapixel si dhe bateri 3450 mAh. Smartfoni do të ketë edhe një tastierë QWERTY, karakteristikë kjo e telefonëve Blackberry.

Deri tani, shefi ekzekutiv i Blackberry-t ka marrë vlerësim në atë çfarë ka punuar kjo kompani në pak kohë. Ka shtuar përdorues të BBM (Blackberry Messenger), madje edhe nga platformat e tjera duke rritur vlerën e aplikacionit të shkëmbimit të mesazheve. Gjithashtu ka bashkëpunuar me Foxconn në prodhimin e modele të parametrave të ulët vazhdimisht duke mbajtur një sy hapur në drejtim të preferencave të përdoruesve. Nëse Chen vazhdon më këtë ritëm, Blackberry mundet të na surprizojë nga viti i ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>