Harduer

Njihuni me disa koncepte të mundshme për HTC One M9

Jun 8 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me disa koncepte të mundshme për HTC One M9

HTC-One-M9-concept-by-Hasan-KaymakNëse ju jeni i zhgënjyer të shikonit HTC One M8 që ngjason së tepërmi me HTC One M7 i vitit të kaluar, mbase ju mund të pëlqeni këto koncepte të dizajnit të HTC One M9. Me shumë gjasa kjo do të jetë pajisja e ardhshme që konsiderohet si smartfoni më i mirë i kompanisë, por që duhet të dini se nuk jemi të sigurtë nëse kompania do të lançojë një pajisje të quajtur M9, mbase do të ketë tjetër emërtim.

Koncepti i parë i HTC One M9 u bë nga Hasan Kaymak dhe propozon një pajisje pa bokset BoomSound. Kjo lejon ekranin të zërë një pjesë të madhe të pamjes së përparme. Smartfoni duhet të ketë versionin 7 të Sense UI.

Koncepti i dytë HTC One M9 duket të detajohet më tepër përfshi disa specifika. Ndërtuar nga Rishi Ramesh ky HTC One M9 ofron një ekran Quad HD 5.2 inç, 3 GB RAM, një kamerë të pasme 13 Megapixel me regjistrim videosh 4 K, 7 Megapixel kamerë frontale dhe bateri 3000 mAh. Më poshtë mund ti hidhni një sy koncepteve të HTC One M9. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>