Analiza

Njihuni me disa nga detajet e gjeneratës së dytë të iPad Air

Oct 7 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me disa nga detajet e gjeneratës së dytë të iPad Air

gold ipad mini touch idEksperti i teknologjisë, Michael Andrew dhe skuadra e tij pranuan se zotëronin foto dhe ilustrime të gjeneratës së dytë të iPad Air nga Apple. Këto prova përkonin me fjalët që kemi dëgjuar deri më tani për iPad-in e ardhshëm i cili pritet të debutojë më 16 tetor. Andrew nuk i publikoi këto imazhe, por ai renditi disa nga detajet. Ja tek po ju prezantojmë disa nga risitë që do të sjellë iPad-i i ri:

-iPadi Air do të vijë me butonin “homescreen” Touch ID .

– Do të jetë dhe në versionin Gold.

– Do të ketë një kamera 8 megapixel në vend të një kamera 5 megapixel që ka aktualisht.

– Do të ketë një procesor A8 dhe 2 GB memorie.

– Do te jetë në variantet 32 GB, 64 GB, dhe 128 GB.

– Do të jetë 0.5 mm më i hollë se versioni aktual.

– Do të ketë një boks dhe jo dy sa ka tani.

– Nuk do të ketë më butonin që komandojnë atë të heshtur apo me dridhje në mënyrë që dizajni të jetë super i hollë.

– iPad Air do të ketë butonat e volumit më të vegjël. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>