Harduer

Njihuni me disa nga specifikat e mundshme të orës inteligjente të Microsoft-it

Jul 1 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me disa nga specifikat e mundshme të orës inteligjente të Microsoft-it

Rumor-Microsoft-smartwatch-coming-in-October-features-11-sensors-and-supports-multiple-platformsPak ditë më parë u përfol se Microsoft-i do ti kushtonte një rëndësi të veçantë patentave të orëve inteligjente, ndërsa të tjerë do të bënin punën e madhe duke i prodhuar ato.

Po tashmë duhet ti hedhim pas krahëve këto pretendime sepse spekulime të reja flasin për një hyrje të Microsoft-it në biznesin e orëve inteligjente.

Sipas një burimi anonim thuhet se kjo pajisje do të ketë 11 sensorë, mbështetje për platformë të shumëfishta dhe një ekran që është ngjitur me rripin.

Në vend që të zgjedhin një ekran më të madh drejtkëndor si LG G Watch, ose më një ekran të rrumbullakët si Motorola Moto 360, Microsoft mendohet të përdori një stil të ri ngjashëm me produktin Nike Fuel.

Përveç 11 sensorëve thuhet se do të ketë një API të hapur që do të funksionojë në iOS, Android dhe Windows Phone. Ora inteligjente e Microsoft-it mendohet të vijë nga muaji tetor. Ngjashëm me produktet e tjera të këtij lloji, ora do të përfshijë disa të dhëna rreth shëndetit, rrahjeve të zemrës, etj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>