Analiza

Njihuni me disa shkurtesa të reja të tastierës për Windows 10

Oct 6 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me disa shkurtesa të reja të tastierës për Windows 10

keyboard-100314561-galleryWindows 10 Technical Preview sjell një numër veçorish të reja të dizenjuara për përdoruesit e fuqishëm të kompjuterëve, por edhe për disa konsumatorë të rinj “elegantë”. Detajet zbulohen nga Brandon LeBlanc në blogun e Windows. Nëse keni instaluar Windows 10 Technical Preview sigurohuni që t’ju hidhni një sy këtyre shkurtesave.

– Organizimi i dritareve: Butoni Windows + butonat e shigjetave djathtas ose majtas. Tashmë në desktop mund të organizohen deri në katër dritare.

-Kalimi në dritaren më të fundit: Alt + Tab

– Pamja e detyrave (Task View): Butoni Windows + Tab

– Krijimi i një desktopi virtual: Butoni Windows + CTRL + D

– Mbyllja e desktopit virtual aktual: Butoni Windows + CRTL + F4

– Kalimi mes desktopëve virtualë: Butoni Windows + CTRL + butonat e shigjetave djathtas ose majtas.

windows10-command-prompt-100467269-largePo ashtu një mbështetje e re vjen për dritaret CMD në Windows 10 të cilat nuk aktivizohen automatikisht. Për ti aktivizuar duhet të klikoni me të djathtën e mausit në fushën e titujve të CMD dhe më pas të përzgjidhni opsionin Properties. Mjafton të klikoni tek paneli Experiemental dhe më pas të bëni Enable Experimental Consose Features. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>