Lajmet

Njihuni me “Ello”, rrjetin social misterioz që është vënë në qendër të vëmendjes

Sep 26 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me “Ello”, rrjetin social misterioz që është vënë në qendër të vëmendjes

screen shot 2014-09-25 at 10.02.07 amKohët e fundit, njerëzit po flasin shumë për një rrjet social që bazohet vetëm në ftesa dhe quhet “Ello”. I krijuar nga disenjatori Paul Budnitz, “Ello” sjell tërësisht një eksperiencë të re duke qenë se ka një kualitet të lartë dizajni pamor dhe zbaton një politikë të fortë kundër reklamimeve.

Ndryshe nga Facebook dhe rrjetet e tjerë social, “Ello” është një provë që demonstron që njerëzit tashmë janë shumë të lodhur madje dhe të bezdisur nga reklamat dhe është koha për të kaluar në një nivel tjetër. Duket se ky rrjet social po ecën më së miri, Budnitz u shpreh se në Ello vinë 27 mijë anëtarësime të reja në orë. Ky rrjet social ka një moto shumë të qartë që do të respektohet gjithmonë; në këtë rrjet social nuk do ketë kurrë reklama apo shitje/publikim të informacionit të përdoruesve.

Në vend të kësaj, “Elle” do i kushtojë vëmendje publikimit të karakteristikave të reja kundrejt një tarife të ulët. Duhet të theksojmë se ky shërbim do të jetë gjithmonë falas, por nëse doni të eksploroni karakteristikat më të reja duhet të paguani. Mungesa e reklamave e bën “Ello” të ketë një pamje të hijshme e të qartë. Përdoruesit mund ta krijojnë profilin e tyre duke e personalizuar me foto, pak a shumë si”‘cover photo” në Facebook.

Ky rrjet social akoma nuk është kompletuar me gjithë karakteristikat e tij megjithatë është funksional. Në të ju mund të komentoni, të përmendni përdorues të tjerë apo të shihni se sa shikime ka një post i juaji, të postoni foto dhe video GIF. Në karakteristikat e ardhshme do të përfshihen: bllokimi i përdoruesve, llogaritë private, integrimi audio me Sound Cloud, raportime dhe sigurisht një aplikacion për iPhone dhe Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>