Lajmet

Njihuni me fituesit e Konkursit “Idetë Inovative në Administratën Publike”

Oct 31 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me fituesit e Konkursit “Idetë Inovative në Administratën Publike”

niko 1Konkursi “Idetë Inovative në Administratën Publike” mblodhi së bashku ide të reja të më shumë se 200 aplikuesve nga ku dolën fitues 7 projekte inovative dhe kreative të cilat do të implementohen gjatë muajve në vijim. Projektet fituese kanë si fokus rritjen e efikasitetit në shërbimet publike, rritjen e transparencës, thjeshtimin e shërbimeve dhe uljen e kostove.

Idetë më të mira fituan jo vetëm mundësinë për të bërë realitet projektet e gjithsecilit por fituesit u përfituan edhe një çmim prej 100,000 lekësh. Siç edhe ju kemi informuar shpallja e fituesve u bë më datë 28 tetor 2014  dhe idetë fituese janë si më poshtë: 

Aldo Brahimi – Çdo kupon tatimor me sistem pikëzimi. Bazuar në sistemin e pikëve të mbledhura të ofrohen udhëtime turistike brenda vendit për qytetarët. Në këtë mënyrë do të rritet interesi për tërheqjen e kuponëve tatimorë. 

Linda Ferhati – Mundësia e lënies së takimeve tek institucionet publike për të marrë shërbimet e ofruara nëpërmjet një sistemi vizitash online, në mënyrë që secili të ketë mundësinë t’i shërbehet me shpejt dhe të mos krijohen pritje të bezdisshme për qytetarët.

E.Piqoni dhe K.Gjoleka – Sistem i automatizuar që njofton me e-mail, apo sms drejtuesit e automjeteve për çdo kundravajtje të re rrugore.  Njoftim i automatizuar mund të përdoret edhe për të njoftuar afrimin e datave te rinovimit të lejeve të qarkullimit, kolaudimit, etj.

Sabi Çela – Vendosja e një vleresimi elektronik anonim në çdo sportel shërbimesh  për çdo nëpunës. Nëpunësi nuk ka akses tek vlerësimi. Në këtë mënyrë rritet përgjegjshmëria  e nëpunësve që ofrojnë shërbime.

niko 2Ermira Rusi – Instalimi i printerëve qendrorë për çdo institucion dhe menaxhimi i tyre nëpërmjet kodeve personale për të ulur shpenzimet operative dhe kancelarike.

Alketa Martiko – Në faqen www.tatime.gov.al, në rubrikën “tatimet e mia” të vendoset opsioni që bizneset të informohen nëpërmjet postës elektronike për njoftimet, apo shkresat që dërgohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Aldo Ziflaj – Ndërtimi i një aplikacioni ueb për platformën Android, i cili ka si qëllim prezantimin e të gjithë monumenteve të kulturës që ndodhen brenda territorit të Shqipërisë. Përdoruesit e aplikacionit do të kenë mundësi të gjejnë monumente kulture në bazë të: kategorisë së monumentit (kala, ure, etj) dhe kërkimit të emrit të monumentit. Në këtë mënyrë, monumenti do të shfaqet i lokalizuar në hartë dhe i shoqëruar me fotografi dhe kartelën përkatëse. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>