Lajmet

Njihuni me guidën më praktike për Windows 8 e cila është pa pagesë

May 12 2013
0 Shpërndarje
Njihuni me guidën më praktike për Windows 8 e cila është pa pagesë

Orientimi në sistemin modern Windows 8 ka qenë disi i vështirë jo vetëm për përdoruesit e thjeshtë por edhe për fanatikët e teknologjisë.

Madje fillimisht në të, të duket sfiduese edhe thjesht gjetja e mënyrës për fikjen e kompjuterit.

Është e vërtetë që on line gjenden materiale pafund udhëzuese për mënyrën e funksionimit të këtij sistemi, megjithatë do të ishte shumë më e lehtë sikur të dispononim një formë të tillë materiali që mund ti hidhnim një sy menjëherë sapo të na nevojitej.

Pikërisht për këtë gjë është krijuar “Microsoft Windows 8 Quick reference Card”, një guidë e përqendruar dhe e ilustruar këndshëm e cila udhëzon për përdorimin e funksioneve më të shpeshta në Windows 8.

Ofrimi i saj bëhet pa pagesë në rast se përdoruesit nuk e kanë problem të regjistrohen me disa prej të dhënave të tyre personale si adresa e e-mailit apo numri I Google Voice.

Faqet e guidës janë të ndara në seksione logjike dhe ofrojnë informacionet më të nevojshme, duke filluar me një rishikim dhe përmbledhje të ekranit Start dhe përfundon me udhëzime për navigimin në Charms Bar.

Aktualisht kjo është guida më praktike. (PCWorld Albanian)

windows

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>