Harduer

Njihuni me HTC One M9, smartfoni më i mirë i HTC-së që pothuajse nuk ka ndryshuar fare

Mar 1 2015
0 Shpërndarje
Njihuni me HTC One M9, smartfoni më i mirë i HTC-së që pothuajse nuk ka ndryshuar fare

A jeni një adhurues i HTC One M8? A e pëlqeni së shumti dizajnin e smartfonit më të mire të HTC-së? Atëherë kemi lajm të mira sepse HTC One M9 ka debutuar zyrtarisht në Kongresin Mobil Botëror dhe ngjason saktësisht si M8.

one-m9-07-100570592-large

Ekzistojnë ca diferenca por që janë të pakta. M9 ofron më tepër se paraardhësi në aspektin e specifikave por në dizajn ka ngelur po i njëjti smartfon që pamë vitin e shkuar.

Një proçesor i ri

Në zemër të HTC One M9 gjendet një çip më i mirë se tek paraardhësi. Kalimi nga proçesori Snapdragon 801 tek 810 ofron smartfonit të HTC-së një performancë shtesë, sidomos me grafikat. Memorja RAM është shtuar gjithashtu nga 2 GB në 3 GB.

Por kjo performancë e shtuar nuk solli një ekran me rezolucion më të lartë. Ekrani i HTC One M9 është po i njëjti që gjendet tek One M8 me madhësi prej 5 inç dhe rezolucion 1920 x 1080. Ky mund të jetë një lajm i keq për ata që prisnin një ekran Quad HD, por që në një ekran me madhësi 5 inç, implementimi i një rezolucioni të tillë rezulton diçka e pavlerë.

Thuani lamtumirë kamerës së dyfishtë

E mbani mend kamerën famëkeqe të dyfishtë që gjendej në HTC One M8? Kombinonte teknologjik “UltraPixel” të një sensori 4 megapixel me një kamër dytësore që përmirësonte funksionalitetet e fokusit. Supozohej se do të ofronte një performancë të shkëlqyer në ambjentet me dritë të pakët. Po në të vërtetë nuk ndodhi, dhe nuk arriti të sillte ndonjë përmirësim të ndjeshëm krahasuar me kamerat e smartfonëve të tjerë.

one-m9-02-100570593-large

Prandaj, HTC-ja largoi kamerën e dyfishtë për një kamër të vetme me sensor 20 megapixel, e aftë të realizojë video 4K dhe video slow motion. Por kamera me teknologjinë Ultrapixel akoma sk vdekur sepse tani është personifikuar në kamerën frontale të smartfonit.

Një dizajn paksa ndryshe

Nëse i largoni sytë nga kamera ku në modelin M8 gjendej sensori i dyfishtë, M9 ngjason saktësisht me M8. HTC ka zvogëluar me pak milimetra gjatësinë dhe gjerësinë e smartfonit. Bokset e dyfishta akoma qëndrojnë aty ku i kishim lënë vitin e shkuar tek modeli M8. Materialet prej alumini formojnë të njëjtë strukturë ndërtimi me një kalim të vogël të saj.

one-m9-03-100570594-large

HTC ka zhvendosur butonin e ndezjes në pjesën anësore të djathtë ngjitur me butonat e volumit të cilët edhe këto janë ndaras dhe jo më një i vetëm. HTC One M9 është i disponueshëm në ngjyrë të argjendtë, të zezë dhe artë.

Ndërfaqja Sense 7 ngjason së tepërmi me Sense 6-tën

Ishim fansa të mëdhenj të ndërfaqjes që ofronte Sense 6. Nuk ishte një dizajn Android Stock, por që karkaterizohej nga ndryshime minimale duke ofruar një ndërfaqe fleksibël, të shpejtë dhe të thjeshtë në Android 4.4.

one-m9-04-100570589-large

Ndërsa Sense 7 ndërtuar në Android Lollipop ruan po të njëjta veçori të Sense 6. Një pjesë e madhe e menuve dhe fonteve ruajnë të njëjtin dizajn ndërsa shumë elementë kyç të Android Lollipop mungojnë.

Por Sense 7 sjell një editues të avancuar të temave ku mund të zgjidhni mes një mori temash profesionale dhe tju ndryshoni sfondin, ngjyrat, fontet madje edhe butonat.

Një përditësim revolucionar në një telefon fantastik

HTC One M8 ishte një telefon fantastik. Kishte një dizajn të mrekullueshëm, një ndërtim prej materialesh cilësore, një cilësi zëri të pakrahasueshme, si dhe një softuer mjaft popullor si Android.

Por një vit më vonë telefonët kanë ndryshuar. A do të arrijë ky telefon ti rezistojë konkurrencës edhe një vit tjetër duke ruajtur shumë funksionalitete të paraardhësit? (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>