Lajmet

Njihuni me imazhet e para të Windows 10 për smartfonët

Feb 6 2015
0 Shpërndarje
Njihuni me imazhet e para të Windows 10 për smartfonët

Microsoft-Windows-10-Satya-Nadella-NovetPlanet e gjigandit të softuerit ishin të qarta, Microsoft do të lançonte Vëzhgimin Teknik të Windows 10 për telefonët këtë muaj. Ndërsa sapo kanë mbërritur edhe pamjet e para të platformës. Një përdorues në Twitter ka postuar tre imazhe të sistemit operativ mobil.

Në ekranin e parë shfaqet përditësimi i Vëzhgimit Teknik të Windows 10. Imazhi i dytë paraqet qendrën e re të njoftimeve. Qartësisht vëmë re se është shtuar numri i shkurtesave nga 4 në 12 të tilla. Imazhi i fundit paraqet ridizenjimin e panelit të cilësimeve në Windows 10. Ky panel ngjason së shumti me atë që kemi parë në ndërtimin 9926 të Vëzhgimit Teknik për desktop.

windows_10_for_phones_leakNdërkaq, suprizat e Microsoft për përdoruesit e telefonëve Windows nuk do të përfundojnë këtu. Dy ditë më pare kompania solli aplikacionet Office për Windows 10 të cilët aktualisht janë të disponueshëm vetëm në desktop.

Me lançimin e Vëzhgimit Teknik të Windows 10 për smartfonët, është terësisht e mundur që kompania të sjellë edhe aplikacionet Office për Windows 10 në platformat mobile. Me pak fjalë, përdoruesit e telefonëve Windows do të kenë një 2015 të bukur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>