Harduer

Njihuni me Jumpy, një orë inteligjente e ndërtuar posaçërisht për fëmijët

Nov 24 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me Jumpy, një orë inteligjente e ndërtuar posaçërisht për fëmijët

10371204_845234752176968_101907165647641827_oOrët inteligjente për fëmijët janë tepër të domosdoshme dhe një firmë studimore beson se ato do të ndihmojnë tregun e orëve inteligjente të operojnë 373 milion njësi dërgesa në vitin 2020, nga 5 milion që janë regjistruar këtë vit. Duke pasur një orë të tillë, fëmijët pajisen me një aksesor të ri e tërheqës, ndërkohë që prindërit mund të dinë vendndodhjen e tyre në çdo kohë dhe ti monitorojnë.

Një startup harduerësh me bazë në Taipei i quajtur JoyRay do të krijojë një orë inteligjente për fëmijë, e cila nuk do të përfundojë “e braktisur” si Velveteen Rabbit. Themeluesi dhe njëkohësisht shefi ekzekutiv, Jerry Chang, i cili ka punuar dhe si ekzekutiv në biznesin e smartfonëve të Foxconn, beson se çelësi i krijimit të një ore për fëmijë është përdorimi i një SDK-je të hapur dhe lançimi i aplikacioneve të reja nga zhvillues të ndryshëm çdo muaj. E quajtur Jumpy, ora e re inteligjente e Jerry Chang është e dizenjuar për fëmijët e moshave nga 5 deri në 8 vjeç dhe është kompatibël me sistemin operativ iOS dhe Android. Ajo përfshin opsionet si Bluetooth, njohjen e zërit dhe të gjesteve etj.

Jumpy është aktualisht në Kickstarter ku ka mbledhur pothuajse gjysmat e 100.000 $ që i duhen deri në 18 dhjetor. Çmimi i kësaj ore është 99 $ dhe pritet që shitjet e saj të fillojnë në muajin mars të vitit të ardhshëm. Chang mendon se do të arrijë të prodhojë sasitë e duhura deri në këtë muaj pasi po bashkëpunon dhe më Foxconn. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>