Harduer

Njihuni me karakteristikat e kompjuterit të ri iMac me paraqitje Rutina 5K

Oct 17 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me karakteristikat e kompjuterit të ri iMac me paraqitje Rutina 5K

gsmarena_001_Kompania teknologjike Apple ka prezantuar kompjuterin e ri iMac me paraqitje Retina 5K. Ekrani i këtij kompjuteri ka një paraqitje me madhësi 27 inç me një rezolucion të lartë prej 5210 x 2880 piksel. Kjo do të thotë që ky ekran ka gjithsej rreth 14.7 milion piksel. Kjo shifër është 67% më e madhe se pikselët që ofron një ekran me rezolucion 4K.

Për sa i përket parametrave, një kompjuter normal iMac i linjës së re ka një procesor 3.5 Ghz Intel Core i5, Ram 8 GB , kartë grafike AMD Radeon R9M290X me memorie GDDR5 2 GB. Për sa i përket memories së brendshme kompjuteri do të ketë një hapësirë prej 1 TB. Çmimi i këtij kompjuteri është 2499 dollarë.

Një kompjuter i linjës iMac 5K Rutina i cilësisë më të lartë ka një proçesor Intel Core i7 me qark 4 Ghz, Ram prej 32 Gb , kartë grafike AMD Radeon R9 M295x prej 3 GB GDDR 5. Për sa përket memories së brendshme ajo do të jetë prej 3 TB. Çmimi i këtij iMac do të jetë shumë herë më i lartë se kompjuteri i lartpërmendur. Kompjuterët iMAc janë të pajisur me audio jack 3.5 mm, vend për kartë SDXC, 2 prota USB 3.0 dhe dy porta Thunderbold. Ky kompjuter gjithashtu është i pajisur me Bluetooth 4.0 dhe wifi 902.11/b/g/n/ac. (PCWorld Albanian)

Tags >

AppleiMac
Lajmet e fundit>