Harduer

Njihuni me karakteristikat e phablet-it Honor 6X të kompanisë kineze Huawei

Nov 5 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me karakteristikat e phablet-it Honor 6X të kompanisë kineze Huawei

gsmarena_Telefoni inteligjent i kompanisë Huawei, do të ketë një kopje të tij në versionin phablet, i cili do të quhet Honor 6X. Pajisja e re u certifikuar nga TENAA në dy versionet, një për kompaninë China Mobile dhe një për China Unicom.

Phablet-i Huawei Honor 6X ka 3 kamera, 2 në pjesën e mbrapme dhe një në pjesën e përparme. Rezolucioni i kamerave të prapme mendohet të jetë 8MP, por akoma nuk është konfirmuar tërësisht si informacion.

Të dyja kamerat duken tërësisht identike, gjë e cila do të thotë që Huawei do të mbështesë teknologjinë 3D. Kamera gjithashtu është në gjendje që të xhirojë video në kualitetin 1080p. Sistemi operativ i phablet-it është Android 4.4.2 KitKat.

Huawei Honor 6X ka një ekran me madhësi 5.5 inç me rezolucion 1080p dhe gjerësi 7.5mm. Pajisja ka një procesor prej 8 bërthamash me qark 1.8 GHz dhe një Ram prej 3Gb. Memoria e brendshme e phablet-it është 32 GB, hapësirë të cilën ju mund ta shtoni me 64 GB nëpërmjet një karte microSD. Rrjeti me internetin mbështet teknologjinë 2G, 3G dhe LTE. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>