Lajmet

Njihuni me konceptin për aplikacionin që ndihmon njerëzit të kuptojnë gjuhën e shurdhmememcëve

Jun 23 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me konceptin për aplikacionin që ndihmon njerëzit të kuptojnë gjuhën e shurdhmememcëve

Ascani_GoogleNexus-15Një grup i studentëve të marketingut në Stokholm të Suedisë ka publikuar një video për një koncept rreth një aplikacioni që synon t’i bëjë njerëzit të kuptojnë gjuhën e shenjave në kohë reale. Koncepti nuk është i vërtetë, por mendimi prapa tij është i mençur: një aplikacion që përkthen gjuhën e shenjave në shprehje, me ndihmën e një shiriti që vendoset në dorë. Videoja ishte filmuar nga studentët në Shkollën e Komunikimit Berghis dhe është paraqitur sikur të ishte zhvilluar nga Google.

Aplikacioni – të cilin studentët e quajnë Google Gesture – do të çiftëzohet me një shirit të vendosur në parakrah që analizon lëvizjet e muskujve të bëra gjatë bërjes së shenjave – një proces i njohur si elektromiografi. Këto lëvizje më pas, në teori, do të dërgohen tek aplikacioni dhe do të përkthehen në fjalë me zë. “Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë gjuhën me shenja, që nënkupton që shumë biseda interesante asnjëherë nuk zhvillohen,” thuhet në video. Qëllimi i aplikacionit është në zgjidhjen e këtij problemi duke përkthyer gjuhën e shenjave, kështu njerëzit që nuk mund të flasin kanë mundësi të shprehin mendimet e tyre për të tjerët pa u shqetësuar nëse ata e kuptojnë gjuhën e shenjave.

Shiko video

Edhe pse Google Gesture është e pavërtetë dhe nuk ka të bëjë aspak me Google, gjiganti i kërkimit ka zhvilluar softuerë për shurdhmemecët në të kaluarën. Për shembull, Android ofron një opsion në aplikacionin e vet Google Translate që i kthen fjalët e folura në tekst. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>