Harduer

Njihuni me kufjet BioSport që ju ndihmojnë gjatë aktiviteteve sportive

Aug 17 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me kufjet BioSport që ju ndihmojnë gjatë aktiviteteve sportive

gsmarena_001-2Kufjet SMS Audio’s BioSport përbëhen nga sensorë biometrik optik. Këto kufje janë në gjendje të kryejnë një sërë funksionesh në dobi të personit që i përdor. Sms Audio Biosport janë në gjendje që të lidhin informacionet e rrahjeve së zemrës suaj me aplikacionin Runkeeper për telefonët inteligjentë.

Këto kufje, të cilat janë të përqendruara më shumë në fushën e sportit janë në gjendje të të motivojnë dhe inkurajojnë gjatë stërvitjes suaj. Nëpërmjet sensorëve të tyre ato e kuptojnë se kur jeni duke dhënë maksimumin tuaj gjatë stërvitjes dhe kur nuk jeni. Biosport janë të certifikuara me IPX4 që do të thotë se ato janë rezistente ndaj ujit dhe djersës.

Kufjet lidhen me telefonin nëpërmjet fishave dhe kokave të tyre 3.5 mm. Përgjatë fishave ndodhen edhe një panel i vogël komandimi ku përdoruesi mund të kontrollojë volumin e muzikës që po dëgjon ose ndërrimin e këngëve sipas dëshirës së tij.

Kompania ka deklaruar se ata nuk kanë ndër mënd që të nxjerrin në treg një seri të këtyre kufjeve me wireless, pasi ata mendojnë se telat janë akoma në modë. Akoma nuk dihet ndonjë çmim për këto kufje, por pritet që Sms Audio`s Bio Sport të hidhen në treg së shpejti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>