Harduer

Njihuni me kufjet e Microsoft-it që do të do të shërbejë si udhërrëfyes për të verbrit

Nov 8 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me kufjet e Microsoft-it që do të do të shërbejë si udhërrëfyes për të verbrit

microsoftsboKompani të ndryshme kanë krijuar një sërë pajisjesh teknologjike për të verbrit, të cilat u vijnë në ndihmë atyre për të lëvizur lirshëm. Edhe kompania Microsoft ka vendosur të krijojë një pajisje teknologjike që mund t’u vijë në ndihmë kësaj kategorie personash.

Pajisja përmban një palë kufjesh që do të shërbejnë si udhërrëfyes për të verbrit. Këto kufje mund të lidhen me një pajisje Windows Phone, dhe mbështeten tek të dhënat e vendndodhjes dhe navigimit, si dhe tek sinjalizimet e rrjetit për të përshkruar rrugët.

Këto kufje janë testuar në Londër dhe kanë rezultuar të suksesshme, duke drejtuar të verbrin nëpër dyqane, linjat e autobusëve, trenave, etj. Microsoft e ka krijuar këtë teknologji në bashkëpunim me shoqatën e bamirësisë “Guide Dogs.

Nga 2 milionë njerëz që vuajnë nga shikimi në Britani, pothuajse 180 mijë prej tyre lëvizin shumë rrallë ose nuk dalin fare nëpër qytet. Microsoft shpreson që me këtë teknologji të re të ndryshojë jetët e këtyre njerëzve. Këto kufje mund të ndihmojnë të verbrit të vizitojnë qytetet apo vende që nuk i kanë vizituar asnjëherë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>