Lajmet

Njihuni me “leksionet” që mund t’i mësoni Siri-t që të jetë më funksional

Mar 14 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me “leksionet” që mund t’i mësoni Siri-t që të jetë më funksional

siri-questionsSiri është krijuar për të asistuar përdoruesit në atë që ata duan të bëjnë në telefonin e tyre, por jo gjithmonë ia del t’u përgjigjet të gjitha kërkesave. Por ajo që jo të gjithë përdoruesit e dinë, është që Siri mund të përmirësohet nga çdokush duke i mësuar, ose duke e “trajnuar” në njëfarë mënyrë.

Le të shohim më poshtë se si mund ta përmirësoni Sirin në disa nga aspektet që përdoruesit kanë vënë re më shumë që Siri është me probleme. Një nga mangësitë e Siri-t është ndërprerja. Siri nuk e di se kur ju keni mbaruar një pyetje apo një komandë dhe shpesh edhe e keqinterpreton atë që ju thoni.

Por në përditësimin e ri nga Apple, në iOS 7.1 Siri vjen i përmirësuar dhe një pjesë e sjelljeve të Siri-t mund të korrigjohen. Ajo që mund të bëni është të mbani të shtypur butonin Home derisa të mbaroni pyetjen apo kërkesën. Për sa kohë që ju mbani shtypur butonin Home, Siri vetëm dëgjon e nuk është aktive në të folur.

Për një përdorues që jeton ose ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë pak më e dëshirueshme për veshët që të dëgjojë Sirin të flasë me një theks anglez. Apple prej kohësh e ka ofruar këtë theks, bashkë me një numër theksesh të tjera, por të paktën theksi anglez ka qenë gjithmonë pak me probleme dhe ka tingëlluar si robotik.

Në iOS 7.1 theksi duket më autentik e më natyral. Jo vetëm me gjuhën angleze, por edhe gjuhët e tjera janë përmirësuar. Opsionet e gjuhëve për Siri janë gjuhë kineze, frëngjisht, gjermanisht, italisht, gjuhë japoneze dhe gjuhë koreane. Për të ndryshuar gjuhën e Siri-t mund të shkoni në Settings, General Tab, Siri dhe zgjidhni gjuhën e dëshiruar. Në po të njëjtin vend mund të zgjidhni nëse dëshironi zë femëror apo mashkullor.

Siri aktivizohet në dy mënyra; kur vendoset telefoni pranë veshit dhe kur shtypet butoni Home. Këto mënyra mund të jenë problematike sepse vetë sistemi mund t’i keqinterpretojë. Prandaj që në iOS 7 është prezantuar mundësia e njohjes së komandave me anë të lëvizjeve të dorës. Për shembull, ju mund ta optimizoni sistemin që Siri të lançohet kur ktheni kokën nga e majta. Më poshtë janë hapat:

1. Shkoni tek Settings, General tab, Accessibility

2. Shkoni poshtë në fund të ekranit dhe gjeni opsionin Physical & Motor. Klikoni aty Switch Control

3. Pasi hapet Switch Control klikoni në Settings for Sëitches. Pasi hapet opsioni, klikoni Add New Switch

4. Pasi hapet Add New Switch, klikoni Source e më pas Camera. Pasi hapet Camera, klikoni opsionin Left Head Movement (Lëvizja e Kokës nga e majta)

5. Shkoni poshtë tek Actions dhe gjeni Siri në listë. Klikoni në të dhe më pas do të merrni lajmërimin që Siri lëvizja e kokës nga e majta aktivizon Sirin

6. Shkoni mbrapa në Switch Control. Klikoni në butonin aty për të aktivizuar atë që sapo regjistruat

7. Provojeni komandën e re dhe duhet të hapet Siri në pritje të komandës nga ju.

Këto janë disa nga “leksionet” që mund t’i mësoni Siri-t që të jetë më funksional e më efektiv për punën tuaj. Edhe pse Siri me shumë mundësi nuk do të bëhet kurrë një zëvendësues për njerëzit, me risitë që ofron iOS 7 dhe 7.1 marrëdhënia me përdoruesit sa vjen e përmirësohet. (PCWorld Albanian)

Tags >

Applesiri
Lajmet e fundit>