Lajmet

Njihuni me lexuesin e RSS-ve të dizajnuar sipas Star Wars

Apr 28 2013
0 Shpërndarje
Njihuni me lexuesin e RSS-ve të dizajnuar sipas Star Wars

Në rast se vendimi i Google për mbylljen e lexuesit të preferuar të RSS-ve Google Reader iu ka bindur se gjigandi i kërkimeve është shndërruar në “Perandorinë e Keqe” atëherë mund të filloni të ndjeheni si pjesë e “Aleancës Rebele” duke përdorur lexuesin e RSS-ve, StarRSS, i krijuar nga GitHub.

Ajo është një faqe e stiluar sipas modelit të shfaqjes së shkronjave në fillim të Star Wars. Mjafton që të ndiqni linkun e mësipërm për tu drejtuar tek faqja kryesore, në kutinë që do të shfaqet vendosni një RSS të caktuar dhe filloni të lexoni titujt që do të duken si titrat e shfaqura në fillim të atij filmi.

Duke qenë se titujt e faqes që ju keni përcaktuar lëvizin dhe zvogëlohen gjithnjë e më tepër, klikimi i tyre nuk është shumë i lehtë, megjithatë funksionon saktë.

Fatkeqësisht klikimet e rregullta do të hapin artikujt që doni të lexoni në të njëjtën faqe (tab), prandaj për të ndryshuar këtë gjë do t’iu duhet të praktikoni komandat nga tastiera ose shtypjen e butonit të mesit në qoftë se përdorni maus kompjuteri për të hapur artikujt në faqe (tabs) ose dritare të reja.

StarRSS nuk është dizajnuar si një lexues RSS-sh i përditshëm, por është thjesht një aplikacion i ri për tu argëtuar gjatë leximit të titujve të artikujve kryesorë. (PCWorld Albanian)

RRS

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>