Harduer

Njihuni me lexuesin ri elektronik të Amazon, Kindle Voyage

Sep 18 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me lexuesin ri elektronik të Amazon, Kindle Voyage

Kompania Amazon ka prezantuar lexuesin saj më të e ri elektronik. Pajisja e re e Amazon quhet Kindle Voyage.

kindle_001Kindle Voyage do të ketë një ekran me madhësi 6 inç dhe densitet prej 300 piksel, që do të thotë që paraqitja e pajisjes do të jetë me rezolucion të lartë.

Në të dhënat e publikuara nga Amazon, rezolucioni ekzakt nuk ishte shkruar, por mendohet që do të jetë 1,440×1,080.

Ky lexues elektronik mbështet një mënyrë të re për ndërrimin e faqeve, nëpërmjet një sensori, i cili mundëson ndryshimin e faqes thjeshtë me një prekje të lehtë.

 Ky sensor ndodhet në dy pjesët anësore të lexuesit elektronik siç mund ti shikoni edhe ne foto. Kindle Voyage do të jetë i pajisur gjithashtu edhe me një dritë inteligjente. Lexuesi Kindle Voyage peshon 186 gram dhe ka dimensione 162 x 115 x 8mm.

Çmimi i pajisjes do të jetë 189 euro për versionin e pajisur vetëm me Wi-Fi dhe 249 euro për variantin me internet 3G. Amazon do ta bëjë të gatshme për tu blerë këtë lexues elektronik me datë 4 Nëntor. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>