Harduer

Njihuni me linjën e re të çipëve të kompanisë MediaTek

Oct 28 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me linjën e re të çipëve të kompanisë MediaTek

gsmarena_001Në muajin gusht kompania MediaTek shpalli fillimin e prodhimit të çipit MT6795. Ky çip përbëhet nga 8 bërthama Cortex-A53 me proçesor 2.2 GHZ dhe GPU PowerVR G6200. Krahas këtij çipi kompania po merret me shitjen e proçesorëve MT6735 (8 bërthama 1.7GHz Cortex-A53, Mali-T760MP2), MT6732 (8 bërthama 1.5GHz Cortex-A53, Mali-T760MP2) dheMT6735 (4 bërthama 1.5GHz Cortex-A53, Mali-T720).

Kompania MediaTek është përgatitur shumë mirë me produktet e saj në të gjitha platformat e pajisjeve inteligjente, kryesisht duke pasur si objektiv pajisje të caktuara. Ditën e sotme MediaTek është përgatitur për ti shtuar një pjesëtar të ri grupimit të saj të proçesorëve atë MT6753.

Ky proçesor ka 8 bërthama Cortex-A53 të cilat kanë një qark prej 1.7 GHZ. Veçoria e MT6753 është se mbështet rrjetin LTE. Proçesorët e MediaTek janë në gjendje që të mbështesin paraqitjet 1080P dhe kamera të cilat kanë rezolucion prej 16 megapiksel që xhirojnë video në 30fps. (PCWorld Albanian)

Tags >

çipa
Lajmet e fundit>