Harduer

Njihuni me makinën e së ardhmes që nuk ka nevojë për një shofer, Mercedez Benz F015

Mar 24 2015
0 Shpërndarje
Njihuni me makinën e së ardhmes që nuk ka nevojë për një shofer, Mercedez Benz F015

mercedes-benz_f_015_side_view-100574412-largeModeli më i fundit i Mercedez Benz, F015 duket si një makinë që ka ardhur nga e ardhmja. Edhe ata që nuk janë fans të makinave që vetdrejtohet mund të kenë dëshirë ta provojnë eksperiencën që ofron kjo super makinë. Mercedez Benz F015, i lancuar fillimisht në CES, është thjesht një makinë koncept. Ajo mund mos të vijë kurrë në treg për tu përdorur nga konsumatorët dhe inxhinerët e saj pohojnë se disa nga aftësitë e kësaj makine do kërkojnë vite për tu përshtatur me realitetin.

Pavarësisht kësaj, F015 cilësohet si një hap i rëndësishëm në teknologjinë e makinave inteligjente që kanë aftësitë të lëvizin pa pasur nevojë për një njeri për ti drejtuar. Duhet të theksojmë se kjo makinë shkon më tej konceptit të eksperimenteve të Google LiDAR dhe vë dhe një herë në dukje se si teknologjia mund të ndryshojë jetën e njeriut. Makinat që vetdrejtohen mund të vinë në vitin 2020 por që tani kompanitë e prodhimit të këtyre automjeteve po kërkojnë ti përshtasin ato me jetën e përditshme. Akoma nuk dihet se c’duhet të bëjë një shofer apo pasagjer brenda një makine të tillë. Por deri më tani cilësoheni F015 si ambasadore të makinave autonome.

Përsa i përket makinave të të njëtit lloj të krijuara nga Google, ato kanë disa vjet që janë duke shëtitur në rrugët e San Francisco. Në vitin 2014 Google prezantoi një model të ri akoma me anormal që nuk përfshinte as rrotat, të cilat përbëjnë një element të rëndësishëm të automjeteve. Realisht F015 duket shumë më ndryshe se makina e Google kjo i deyrohet më së shumti pamjes estetike të saj. F015 është ndërtuar duke u bazuar në faktin se njerëzit do të kalojnë akoma më shumë kohë brenda makinave të tyre në të ardhmen. Një makinë e tillë do ti lejojë njerëzit të shftytëzojnë në mënyrë eficente kohën e tyre gjatë pritjeve të gjata në trafik.

Ja përse F015 duket si një sallë mbi rrota. Mercedez Benz kërkon që ju të mund të relaksoheni ndërkohë që makina merret me logjistikën dhe shkuarjen në destinacion. Kjo makinë qëndron mbi një bazë rrotash të gjatë 3.6 metra për të ofruar hapsirë dhe komoditet. Sediljet janë të pajisura me rripat e sigurimit dhe janë të mbështjella nga një copë e rehatshme luksoze. Dy sediljet e para mund të rrotullohen për të qënë përballë me pasagjerët. Në mes të kabinës është ndërtuar dhe një tavolinë kafeje e pajisur me ekran me prekje dhe akoma më shumë pjesë me prekje janë të vendosura në anët e dyerve.

Nëqoftëse doni ta drejtoni vetë, sigurisht që mund ta bëni këtë duke përdorur timonin dhe pedalet. Kroskoti është gjithashtu i ndërtuar si një ekran me prekje dhe ju mund ta komandoni atë duke pëdorur lëvizjet e syrit apo të dorës. Përsa i përket pjesës së jashtme të makinës, ajo është e pajisur me disa sensorë drite dhe vokalë për të komunikuar drejtpërsëdrejti me kalimtarët dhe shoferët e tjerë. Nëqoftëse makina sheh një përson duke kaluar para saj atëherë ajo automatikisht do të ndalojë duke i thënë atij që të kalojë. Pra F015 është e aftë të bashkveprojë me kalimtarët, ciklistët dhe makinat e tjera. Përvec kësaj ajo është shumë e saktë dhe gjatë parkimit.

Për ta udhëzuar makinën, pronari i saj mund ta bëjë këtë dhe duke përdorur një aplikacion shoqërues në smartfonin e tij. E c’mund të kërkoni më shumë se një makinë që vetdrejtohet, vetparkohet, shmang aksidentet dhe mbi të gjitha ju ofron në pjesën e brendshme një mjedis tepër të rehatshëm?! Secili prej jush do të donte ta kishte apo jo? Por mos u entuziasmoni, ky automjet është akoma në fazë prototipi dhe ka të ngjarë që mos të jetë kurrë i disponueshëm në treg. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>