Harduer

Njihuni me mausin skanues “IRIScan”

Mar 25 2013
0 Shpërndarje
Njihuni me mausin skanues “IRIScan”

iriscan mouseI.R.I.S, zhvilluesi i softuerëve OCR (Optical Character Recognition) ka prezantuar mausin skanues ergonomik “IRIScan” për sistemet kompjuterike Windows.

Përveç pjesëve kryesore të një mausi tradicional “IRIScan” me kokë USB-je 2.0 përfshin në pjesën e poshtme edhe një skaner me rezolucion 300 dpi.

Me shtypjen e butonit të majtë përdoruesi mund të vendosë mausin mbi çdo dokument teksti, artikulli reviste ose fotoje me ngjyra për të regjistruar gjithçka që ndodhet aty. Softueri përkatës shfaq në kohë reale imazhin e skanuar në ekran.

Edhe pse dokumenti mund të printohet direkt nga softueri, teknologjia OCR që suporton më tepër se 130 gjuhë të ndryshme mundëson kalimin e këtij imazhi në aplikacione të ndryshme si Word, Exel ku mund të editohet dhe të ruhet i ndryshuar.

Mausi mund të dixhitalizojë dokumente deri në formatin A3. Produkti shoqërohet edhe me abonimin 3 mujor falas në Evernote Premium si dhe IRISCompressor, i cili lejon përdoruesit të klikojnë me të djathtë mbi imazhin e skanuar dhe ta konvertojnë atë në format PDF. Çmimi i “IRIScan” është 79 $.

Tastiera e re Logitech lidhet me 3 pajisje në të njëjtën kohë

Për më tepër mund të shihni dhe videon e mëposhtme. (PCWorld Albanian)

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>