Harduer

Njihuni me mbështjellësen e iPad që e mbron nga dëmtimet e ndryshme

Apr 28 2013
0 Shpërndarje
Njihuni me mbështjellësen e iPad që e mbron nga dëmtimet e ndryshme

mbeshtjells IPADE keni parasysh atë momentin e hedhjes së ujit në iPad-in tuaj? Efektet shkatërruese që mund të ketë? Logitech ka prezantuar FabricSkin Keyboard Folio, një mbështjellje që e mbron tabletin tuaj nga dëmtimi, rënia apo edhe nga derdhja e lëngjeve.

Kjo është për shkak se si brenda edhe jashtë mbështjellësja është e mbuluar me një sipërfaqe të FabricSkin, e përbërë nga pambuk i endur, i dizajnuar për të mbajtur iPad-in e pastër.

Mbështjellësja FabricSkin është testuar dhe ndërtuar në fabrikë që nëse ju derdhni gabimisht ujin ajo me shpejtësi e than dhe e largon pa arritur në tabletin tuaj.

Ju gjithashtu mund të zgjidhni edhe ngjyrën që doni si miksimi i të kuqes me portokallin, apo karbon i zi, një ngjyrë blu apo një e verdhë e bukur. (PCWorld Albanian)

tastier  ipad

Tags >

ipad
Lajmet e fundit>