Lajmet

Njihuni me metodën e re që përdorin kompanitë për të ndjekur lëvizjet tuaja në ueb

Jul 23 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me metodën e re që përdorin kompanitë për të ndjekur lëvizjet tuaja në ueb

fingerprint1_1020.0_standard_640.0Hulumtuesit në Princeton kanë zbuluar një metodë të re për përcjellje të uebit që është pothuajse e pamundshme për t’u bllokuar. Quhet “gjurma e gishtit kanavacë” dhe mund të përcjellë përdorues mes faqeve edhe nëse ata kanë penguar metodat më tradicionale si “cookie”-t dhe mos-qëndrimi i lidhur në Facebook.

Në vend të kësaj, taktika punon duke e pyetur shfletuesin që ta vizatojë një imazh të fshehur dhe duke e përdorur atë imazh për të përcjellë veçoritë unike të shfletuesit. Hulumtuesit konstatuan që taktika është përdorur në pesë për qind të top 1000 faqeve në internet, duke përfshirë Whitehouse.gov, YouPorn, The Blaze dhe faqen zyrtare të Shtetit të Kalifornisë.

Burimi prapa kësaj gjurme mund të jetë AddThis, që është një platformë e mjeteve për shpërndarja që ndodhet në shumë nga faqet e përmendura. AddThis ka qenë duke e testuar këtë gjurmë në faqe të caktuara si pjesë e kërkimit më të gjerë të kompanisë për alternativa ndaj përcjelljes së “cookie”-ve.

Është ende e paqartë se sa efikase është taktika, ku sipas një sondazhi thuhet që ka sukses në 90 për qind të rasteve dhe AddThis që thotë se provat e gjurmëve së shpejti mund të përfundojnë pasi që rezultatet nuk janë duke u identifikuar në formë të mjaftueshme unike. Sido që të jetë, me rritjen e shqetësimeve për piraterinë në ueb, ky zbulim është një rikujtues që thjesht bllokimi i “cookie”-ve nuk është gjë e mjaftueshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

Ueb
Lajmet e fundit>