Harduer

Njihuni me “Microsoft Band”, pajisjen më të fundit të fitnesit nga Microsoft

Oct 30 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me “Microsoft Band”, pajisjen më të fundit të fitnesit nga Microsoft

microsoft-bandhero2Mbrëmjen e të mërkurës, Microsoft lançoi pajisjen e saj më të re të fitnesit. Ajo quhet “Microsoft Band”. Veç kësaj kompania solli dhe një platformë të re “Microsoft Health” që përdoret së bashku me “Microsoft Band”. Kjo pajisje do të fillojë të shitet të enjten më një çmim prej 199$ në dyqanet fizike, por edhe ata online të Microsoft. “Microsoft Band” do të funksionojë e lidhur me një smartfon me sistem operativ iOS, Android ose Windows. Sipas Recode, ky produkt i Microsoft është tepër i fokusuar tek fitnesi dhe është dizenjuar në atë mënyrë që të mbahet gjatë 24 orëve nga përdoruesit pasi mat edhe gjumin edhe ushtrimet gjatë ditës.

Band vjen i pajisur më GPS dhe 10 sensorë të tjerë që mund të masin rrahjet e zemrës, ekspozimin ndaj dritës së diellit madje dhe stresin në trup. Sistemi i përdorur në të “Microsoft Health” mund të përpunojë dhe të analizojë të dhënat që grumbullon Microsoft Band dhe më pas ti dërgojë në smartfonin e përdoruesit.

“Mirosoft Band” është pajisja e dytë e fitnesit që vjen nga Microsoft pas “HealthVault” në vitin 2007, në të cilën gjithashtu mund të përdoret sistemi Microsoft Health. Kompania ka bërë lançimin e produktit të saj në bashkëpunim me disa firma të tjera si Starbucks, në ambientet e të cilit përdoruesit e “Microsoft Band” do mund të paguajnë një kafe përmes një barkodi gift card. Partnerë të tjerë janë dhe MyMapFitness dhe RunKeeper, dy aplikacione popullore fitnesi. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>