Harduer

Njihuni me “Miun” inteligjent Ego

Apr 7 2013
0 Shpërndarje
Njihuni me “Miun” inteligjent Ego

Laura Sapiens me bazë në Londër ka bërë kërkime mbi opsionet standarde të hyrjes së të dhënave në kompjuter dhe ka rezultuar në krijimin e “miut”(mausi) inteligjent Ego.

Ego punon siç punojnë mauset e zakonshëm, por me mundësinë që ju mund ta ngrini lart pajisjen në ajër dhe ta kontrolloni kursorin njësoj siç kontrollojmë kur përdorim Wiimote.

Çdo pajisje mausi ka një kapacitet ruajtje pre 2,4 ose 8 GB (varet nga versioni) që kur sinkronizohet me kompjuterin krijon një folder të tijin.

Dokumentet që merr apo dërgon mund të mbahen në maus dhe të dërgohen në një kompjuter tjetër.

Me një klikim butoni, me një skanim të thjeshtë të kodit QR, Ego sinkronizohet me kompjuterin duke ofruar të gjitha karakteristikat e një mausi dhe të ndarjes së informacionit.

Me rregullimin e parametrave, ky maus ju jep mundësinë që të ruani dhe identitetin tuaj dhe privatësinë e informacioneve tuaja.

Si një platformë zhvilluese tek karakteristikat e Ego përfshihen një matës i presionit, busull, kompas, Kamera VGA dhe një ndërfaqe me prekje.

Përdoruesve do të iu jepet mundësia të ndërtojnë softuerë për përmbajtjen qendrore të Ego. Sipas kompanisë me anë të pagesave të ndryshme ju do të keni mundësi të keni qasje dhe në opsione të ndryshme.

Duke qenë se kompania ka parë fitime nga këto pajisje duke arritur dhe fondet e duhura ka premtuar se do ti përmirësojë cilësitë e ruajtjes për çdo lloj modeli. Shitjet do të fillojnë në qershor për Windows, ndërsa për Mac në korrik. (PCWorld Albanian)

ego

Tags >

Miun Ego
Lajmet e fundit>